Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SPECIALE/ Metamorfoza e Skënderbeut: nga ekip modest në majën e futbollit shqiptar

by te Sheshi
07/08/2015
in Kryesore, Sport
Reading Time: 4 mins read
A A
SPECIALE/ Metamorfoza e Skënderbeut: nga ekip modest në majën e futbollit shqiptar

Pa shkëlqimin e skuadrave kampione të para viteve ’90, por me seriozitetin e një investimi dhe një pune të pandërprerë

Nga Bujar M. Hoxha

Ditëve të korrikut dhe të gushtit është e vështirë që t’ua tërheqësh vëmendjen njerëzve nga pushimet, nga plazhi, e nga argëtime të tjera, e jo më të mbushësh plot stadiume. Por këtë herë nuk ka rezultuar kështu. Në mesin e një vape të jashtëzakonshme, “Elbasan Arena” do të mbushej sërish këtë të mërkurë, me dëshirën e çdo sportdashësi për të qenë dëshmitar në suksesin e pritshëm të Skënderbeut. Dhe korçarët nuk zhgënjyen askënd, fituan ndaj moldavëve të Milsamit, e tani presin me ankth kundërshtarin e radhës, të bindur se mund të bëjnë gjëra akoma më të mira, e pse jo, t’u bashkangjiten dhe yjeve të Europës në fazën në grupe të Champions League-s.

Por si u arrit gjer këtu? Eshtë çështje tradite, investimi, shpërthimi talentesh, apo blerjesh spektakolare? Kemi të bëjmë me një skuadër që e ka në gjak fitoren, apo me një organizim të përsosur, që nuk lë vend për rrëshqitje? A mund të krahasohet suksesi i Skënderbeut me fitoret e paharrueshme, të themi, të Flamurtarit të dikurshëm ndaj Partizanit të Beogradit dhe Barcelonës? A kanë vërtet këllqe korçarët të ndeshen me skuadra të tilla?

Skënderbeu është një prej ekipeve me histori të hershme, i krijuar në fillim të shekullit të shkuar në qytetin e quajtur ndryshe dhe si Parisi i vogël. Por historia e tyre nuk ka patur të njëjtin shkëlqim. Veç një kampionati të fituar në vitin e largët 1933, skuadra nuk pati për dekada me radhë kulme të ngjashme, për t’i ndritur fati shumë vonë, vetëm para pesë vitesh, në rrethana asokohe paksa të dyshimta.

Në vitet ’80 futbolli korçar identifikohej më së tepërmi me Dhori Priftin, arbitrin që ishte në gjendje të gjykonte çdo ndeshje, një prej më të mirëve të kohës së tij. Vetë Skënderbeu ka qenë një ekip modest, pa shumë zhurmë, por që luante hera-herës një futboll mjaft të këndshëm. Ashtu si Vllaznia, e njohur për talentet e nxjerra pandërprerë, dhe Skënderbeu kishte me ç’të krenohej. Në radhët e tij patën luajtur Jani Kaçi, portieri elegant që kishte ecur në gjurmët e të madhit Koço Dinella, Xhambazi e Kërçiçi, vëllezërit Rapo, Tytka, Stratobërdha, Kallço, Terpo, Ibro e Topçiu.

Korçarët iu afruan titullit në vitin 1977, në një sezon të paharrueshëm për ta, por kupën do t’ua hiqte nga duart Dinamo, me të cilën do t’i kryqëzonin shpesh rrugët në vitet 2000.

Pas një tranzicioni rraskapitës për të tërë me rënien e sistemit totalitar, Skënderbeu do të ngrinte krye vetëm në fillim të kësaj dekade. Vitet 2007-2010 janë të mbizotëruara nga Dinamo, që me një futboll tërheqës, tipik të shkollës së vet, fiton titujt e nuk lë hapësira për të tjerët. Skënderbeu do ta mbyllte sezonin 2009-2010 në vendin e dhjetë, duke i shpëtuar për pak rënies nga kategoria. E njëjta tablo do të qe dhe në kampionatin pasardhës, por që befasisht do të kthehej me kokë poshtë. Dinamo nis e lëshon pashpjegueshmërisht, në lojë futet politika, me një ministër që ndodh të jetë qejfli i futbollit e njëkohësisht edhe partizan i Skënderbeut. Këtu zë fill ngjitja e korçarëve. Ata shpallen kampionë në fund të sezonit 2010-2011, për të mos e lëshuar kupën që prej atij momenti, me pesë tituj të fituar radhazi. Ndryshe tyre, Dinamon e ka marrë lumi. Përfundon e dhjeta, por nuk ndodh kështu një vit më vonë, kur zhduket dhe nga Superliga.

Pavarësisht suksesit disi artificial në hapat e para, rezultateve të pabesueshme, fitoreve pas ndeshjeve të lëna, e fjalëve se korçarët i mbështet dhe federata e futbollit, Skënderbeu ka krijuar më së paku në këto vite një traditë të mënyrës se si duhet të administrohet një klub. Pa ulje e ngritje dërrmuese, me një president serioz e njohës të mirë të fubollit, e me më të fundit trajner, Mirel Josën, punëmadh e fjalëpak i pashoq, korçarët kanë siguruar vijimësinë, me dëshirën për të lënë gjurmë dhe në arenën ndërkombëtare.

Pas një sërë përpjekjesh të dështuara, ia arritën këtë herë. Një ekip i ndërtuar rreth Orges Shehit, portierit veteran, Blendi Shkëmbit, kapitetin aktual, Tefik Osmanit, e të sapoardhurit, mbase përkohësisht, golashënuesit Hamdi Salihi, Skënderbeu ia ka dalë të arrijë në fazën play-off të Champions League-s. E në mos shkoftë më tutje, së paku do të luajë në fazën në grupe në Europa League.

Ky është një sukses i merituar, por këtij futbolli seç i mungon diçka. Nuk e ka atë talentin e Partizanit që i bënte ballë Sëlltikut, entuziazmin e 17 Nëntorit që mundte Dinamon e Bukureshtit, nuk e ofron atë vrullin e Flamurtarit, që shpërthente në Beograd e në Camp Nou.

E gjitha kjo e ka shpjegimin e vet. Organizimi i skuadrave sot është i ngjashëm ngado, sidomos në ato që nuk janë tradicionalisht elitare. Pa ekipe zinxhir, me një financim goxha të mirë, me lojtarë të mbledhur aty-këtu, e me një administrim sportiv e disiplinor të patëmetë, të tilla skuadra vjen një moment që arrijnë një sukses të konsiderueshëm. Por atyre u mungon shkolla përkatëse, filozofia tradicionale, fryma aq e domosdoshme, tipike, për shembull, e Tiranës apo e Partizanit, që as mund ta blesh e as mund ta shesësh. Shtuar kësaj dhe pamundësinë për t’u ndeshur me emra të mëdhenj, posaçërisht në këtë fazë të aktiviteteve europiane, për shkak të formulave të përballjes së ekipeve, e cila bën që sfidat me skuadrat modeste në emër të përcillen me ankth, por pa atë rrëqethjen tipike të përjetuar kur luan ndaj gjigandëve të futbollit.

Ky është futbolli i sotëm në nivelet ku luajnë skuadrat shqiptare, pa marrëzira të mëdha, pa fitore epike, por me kënaqësi momentale! Shpresojmë që Skënderbeu ta mbajë këtë ritëm, për të shijuar dhe ne pak nga futbolli elitar europian. Në fund të fundit, koha po punon për futbollin shqiptar; është momenti ynë!  /tesheshi.com/

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Next Post
BDI shtyn zgjedhjet partiake, shmang “tensionet” para zgjedhjeve parlamentare të pranverës

BDI shtyn zgjedhjet partiake, shmang “tensionet” para zgjedhjeve parlamentare të pranverës

Nëna e të arrestuarit në Gostivar: E morën vetëm se është besimtar i devotshëm (Viedeo)

Nëna e të arrestuarit në Gostivar: E morën vetëm se është besimtar i devotshëm (Viedeo)

Veteranët e UÇK-së thyejnë “rrethimin” e Qeverisë, protesta pas miratimit të Speciales

Veteranët e UÇK-së thyejnë “rrethimin” e Qeverisë, protesta pas miratimit të Speciales

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni