Rruga do të kalojë në katër shtete: Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi dhe Shqipëri
Kryeministri Edi Rama, që në orët e para të mëngjesit ka shpallur konkretizimin e “Autostradës së Kaltër”, e cila është një nga projektet fituese të dala nga Konferenca e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, e cila u mbajt verën e shkuar nën drejtimin e Kancelares gjermane Angela Merkel.
Rama, theksoi në komentin e tij: “Fruti i pare i Konferencës së Berlinit. Fillojmë projektimin e autostradës së kaltër që do lidhë bregdetin e Kroacisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë!”. Në fakt kjo rrugë ka qenë në qendër të diskutimeve që janë zhvilluar në konferencën e zhvilluar sot në Prishtinë. Samiti që e ktheu Prishtinën në qendrën e zhvillimit rajonal me drejtues BE pati si aktor kryesor një anëtar të kabinetit Juncker, Komisionerin për Zgjerimin Johanes Hahn. Ky samit ishte ndjekësi i atij të Berlinit dhe jo pa qëllim është lënë të mbahet në Kosovë si shteti më i ri po mjaft i rëndësishëm i Ballkanit.
“Korridori Blu: konsiderohet si projekti më i madh që lidh Mesdheun, nga Veriu në Kroaci, vazhdon në Mal të Zi, Shqipëri dhe përfundon duke e lidhur me Greqinë, në krijimin e asaj që cilësohet si “Unaza e Ballkanit”. Ndërtimi i kësaj autostrade është rënë dakord në takimin mes kryeministrave të Shqipërisë, Edi Rama, atij të Kroacisë, Milo Gjukanoviç dhe atij të Bosnjë-Hercegovinës, Vjekoslav Bevanda. Ky takim është mbajtur në Kroaci, menjëherë pas samitit të Berlinit që zhvilloi punimet në Gusht. Kryeministrat e katër shteteve kanë ofruar vlerësimet e tyre. Kryeministri shqiptar Edi Rama ka garantuar mbështetjen e plotë për projektin. Ai theksoi se bashkëpunimi në rajon është shans për zhvillimin e Ballkanit dhe ecjen përpara drejt integrimit. Kryeministri kroat shprehu gjithashtu mbështetjen e tij për realizimin e këtij projekti, të cilin e konsideroi si “rruga që lidh rajonin”.
“Ky projekt që ende nuk është dorëzuar, megjithatë është shumë i rëndësishëm për Kroacinë, si një vazhdim i rrugëve që lidh këtë rajon dhe ai është gjithashtu i rëndësishëm për Malin e Zi, Shqipërinë dhe Bosnjë Herecovinën”, tha Zoran Milanoviç, i cili shtoi se rruga është e rëndësishme dhe për Kosovën.
Ndërsa Kryeministri malazez Milo Gjukanoviç, theksoi se autostrda është një parakusht për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe demokratik: Autostrada Adriatiko Joniane është një korridor i rëndësishëm i cili ofron standarde europiane për qytetarët e vendeve tona tha zoti Gjukanoviç. Kurse Kryeministri i Bosnjës tha: “Duke vështruar hartën gjeopolitike do të kuptoni sa esencial është korridori dhe sa gjëra të mira do të sjellë ai”.
Çfarë është Korridori i Kaltër
Autostrada e Kaltër apo Adriatiko-Joniane është pjesa e rrugës që do të ndërtohet në brigjet e Dertit Adriatikut dhe Detit Jon. Kjo rrugë bashkon segmentin dalmat me brigjet greke. Për Shqipërinë, kjo përbën favor të madh pasi do të ndërtohet një autostradë tërësisht e re pranë brigjeve të saj.
Ky korridor lidh brigjet e Malit të Zi me ato greke, nëpërmjet Shqipërisë dhe do të financohet nga BE dhe vendet kandidate pjesëmarrëse. Për zhvillimin e saj Shqipëria është nën presionin e vendeve fqinje pasi këto shtete kërkojnë ti bashkangjiten projektit. Në Shqipëri, disa segmente të saj kanë ndërtuar por shumë të tjera do të nisin nga fillimi dhe tashmë ka filluar të hartohet plani i fizibilitetit. Këto projekte do të jenë në process gjatë vitit të ardhshëm. I gjithë projekti ka një gjatësi prej 350 kilometrash dhe do të ndahet në këto segmente, duke nisur nga veriu: Velipojë-Shëngjin, Shëngjin-Patok, Patok-Durrës, Durrës-Divjakë, Divjakë-Seman, Seman-Vlorë, Vlorë-Dhërmi, Dhërmi-Sarandë, Sarandë-Butrint. Për segmentin nga Velipoja në Shëngjin është parashikuar një kosto rreth 40 milionë USD. Për pejsët e tjera ende nuk është bërë studimi i fizibilitetit. E gjithë kostoja e kësaj rruge pritet të arrijë shifrën e 400 million eurove. Ideja është cilësuar si vendimtare në instrumentin e paraanëtarësimit apo siç njihen ndryshe fondet IPA por ka shqetësime në gjetjen e fondeve në kuadër të integrimit europian.
Një autostradë unike
Plani është për të ndërtuar një rrugë të vetme. E cila nis në Trieste(Itali) dhe shkon nëpërmjet Sllovenisë dhe Rijekës në Kroaci. Shumë pjesë e këtij segmenti konsiston në autostradën A1 të Kroacisë. Pranë Dubrovnikut, autostrada Adriatiko Joniane do të kalojë nëpërmjet Bosnjë-Hercegovinës në Trebinjë të Malit të Zi. Rruga më pas do të kalojë në Podgoricë e vazhdon në Durrës për të vazhduar në Greqi. Në këtë shtet, kjo autostradë do të kalojë në Janinë dhe Patra, duke përfunduar në Kallamatë.
Italia
Nga pjesa e saj ajo nis në Trieste, rrugët ekzistuese janë të lidhura në autostradat RA13 dhe RA14 deri në kufirin slloven. Ky segment lidhet me autostradën sllovene A3.
Në pejsën sllovene autostrada e kaltër nis me rrugën ekzistuese A3 nga kufiri Italian në Sezana deri në rrugën A1. Pjesa tjetër ende nuk është planifikuar pro pritet të arrijë kufirin kroat në Jeslane, duke e lidhur me autostradën kroate A7. Deri sa kjo pjesë të përfundojë, koridori do të kalojë nëpër rrugën kombëtare ekzistuese.
Kroacia
Dero sot Kroacia ka bërë progresin më të madh në pjesën e saj për të kompletuar pjesën më të rëndësishme në rrugët A7 dhe A1. Në fund të vitit 2013 gjatësia e autostradës nga kufiri slloven në Rupa ishte 393 kilometra,
Bosnjë-Hercegovina
Për një kohë të gjatë ishte e paqartë nëse koridori Adriatiko Jonian do të kalojë në Bosnjë-Hercegovinë në segmentin rrugor që kalon nga aeroporti i Dubrovnikut drejtu kufiritme Malin e ZI në Debelji Brijeg. Ura e kontaktit midis Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi pritet të bëhet mes Arandjelovac (BH) dhe Nudo(MZ). Por ende nuk ka një plan konkret rruge në Bosnjë-Hercegovinë.
Mali i ZI
Korridori i katërt pritet të jetë në Mal të ZI sipas planit zhvillimor për transportin deri në vitin 2020. Autostrada nga Grahova në pikën kufitare të Bozhaj(Han i Hotit) do të formojë segmentin malazez të seksionit Adriatiko Jonian. Rruga e Kaltër do të kalojë nga pika kufitare me Bosnjën Nudo duke vazhduar në Gjirin e Kotorrit në Podgoricë, duke përfunduar në Liqenin e Shkodrës.
Shqipëria
Shqipëria e ka përfunduar pjesën më të madhe të korridorit nga veriu në jug për lidhjen me Malin e Zi dhe Greqi ( i cili përbëhet kryesisht nga SH1 dhe SH4 ). Korridori blu nga veriu në jug është në të njëjtën pjesë të Adriatik-Jon , prandaj vetëm dy pjesë janë ende për t’u përfunduar. Kjo pjesë përfshin distancën nga kufiri malazez në Shkodër ( Han i Hotit – Shkodër, gati 30 km ) dhe një pjesë të vogël në mes Memaliaj dhe Tepelenë ( gati 7 km) .
Greqia
Greqia është duke ndërtuar pjesët e saj të autostradës Adriatiko- Joniane : pjesët kryesore përbëhet nga segmented “Ionia Odos”( A5 ) në Janinë, përkatësisht në urën e Rio – Antirrio në Patra dhe në anën tjetër, do të ndërtohet një autostradë në Patras përmes Pirgos Tsakona ( Lindja autostradës së Peloponezit). Planet fillestare për të ndërtuar një rrugë 46 km e gjatë nga kufiri shqiptar në Kakavije deri në Janinë ose deri në kryqëzim A2 .
(tesheshi.com)