Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SPECIALE/ E tashmja e trishtë dhe e ardhmja paqartë e kosovarëve të ikur – dhe rrëfimi i një të riu nga Malisheva: si e lashë Kosovën time

by te Sheshi
21/03/2015
in Artikuj të përzgjedhur, Intervista, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
SPECIALE/ E tashmja e trishtë dhe e ardhmja paqartë e kosovarëve të ikur – dhe rrëfimi i një të riu nga Malisheva: si e lashë Kosovën  time

Muaj më parë, Kosova përjetoi një tjetër tragjedi, fare pa thonjëza, atë të braktisjes së vendit “pa serbin pas shpine”; siç u tha, për motive ekonomike dhe sociale, por që parë në distancë të çon të mendosh dhe për arsye të tjera okulte. Gjthsesi, ajo që na intereson janë përvojat e atyre që ikën, ku një e tillë është ajo e 22-vjeçarit M.K. nga Malisheva, që nuk pranon të identifikohet  plotësisht.  Ai gjendet tashmë si azilkërkuar në Gjermani dhe rrëfen për ne, portalin ‘tesheshi’, udhën e përshkruar, që të rrënqeth….

11081689_749882398451905_1840245424_n

“E kam pasur vështirë shumë të marr një vendim që të lë familjen dhe të nisem ilegalisht në një vend të panjohur. Por, dëshira për të siguruar një jetë më të mire më kanë shtyrë të marr këtë vendim. Për mua më mirë do të ishte ta kish një vend të sigurt të punës në Kosovë, ku  do të mund ta mbaja familjen dhe të jetoja dinjitetshëm, por fatkeqësisht me rrogën që kam marr nuk do të mund të jetoja normalisht.

Po ua tregoj krejt si kam kaluar rrugës dhe deri në momentin që kam mbërrit në Gjermani.
Jam nisur nga stacioni i autobusëve në Prishtinë në ora 22:00. Autobusi ka qenë i stërmbushur, në mesin e tyre ka pasur plotë gra, fëmijë e pleq. Vërtet ka qenë e dhimbshme kur i shikoje se si qanin fëmijët. Megjithatë, po ju tregoi  për çastet kur kemi mbërri në Hungari. Si kemi zbritur na kanë dërguar në një kamp, ku kushtet kanë qenë të tmerrshme.

Në këtë vend kam hequr keq shumë, jo vetëm unë, por të gjithë të tjerët që kanë qenë aty. As buk s’kemi mujt me u ngirë. Veç nga një copë të vogël buk na kanë dhënë. Në Hungari kam nejt tre netë, që s’do ti harroi kurrë për shkak se është kujtimi më i keq i jetës sime.

Pas tre ditësh, në Budapest jam hyp në tren në drejtim të Mynihut. Fatmirësisht në tren atë ditë nuk ka pas kontrtolla, dhe shyqyr prej zoti kam mbrri mirë në Gjermani. Pasi kemi zbritur në këtë shtet na ka marrë policia. Jena paraqit azil dhe na kanë sistemuar në kampe.

Unë jam në HAIM, është një vend ku i kanë strehu azilantët. Për dallim prej Hungarie, në Gjermani na kanë trajtu mirë. Na japin tri herë në ditë ushqim, kushtet janë më të mira. Kemi drejt me dal edhe në oborr”.

Megjithatë, ky djalosh i ri ka një shqetësim të madh…

“E kam veq një shqetësim, s’po di çka po bëhet me mua. Nuk po di a më kthejnë në Kosovë a më vazhdojnë qëndrimin. Do Zoti, nuk na kthejn në Kosovë, sepse aktualisht nuk ka përspektivë atje, si i ri që jam, sepse s’ka punë të qëndrueshme, pagat janë të vogla. Unë po mërzitem për familjen por nëse siguroj qëndrimin harrohen të gjitha këto telashe e probleme.

auto_hekin51416939068

Nëse marr ndonjë letër këtu në Gjermani, mundem me gjetë edhe ndonjë punë e kështu do të mund t’i ndihmoja edhe familjen time”, ka rrëfyer 21-vjeçari.

Ai ka treguar se gjatë gjithë rrugës deri në Gjermani ka harxhuar 800 euro, para të cilat i ka kursyer sa ka qenë në Kosovë, pasi një kohë ka punuar si kamarier.

Të brengosur si i riu malishevas janë edhe shumë të rinjë të tjerë, familje me fëmijë që presin se çfarë do të vendosin vendet ku ata kanë kërkuar azil, Gjermani, Francë, apo ndonjë vend tjetër.

 “S’ka azil për kosovarët!”

Përfaqësuesit e vendeve të Bashkimit Evropian ku qytetarët kosovarë kanë kërkuar azil, kanë thënë se të gjitha kërkesat për azil do të refuzohen dhe emigrantët ilegal do të kthehen në Kosovë.

Kështu,  dëshira e 22-vjeçarit nga Malisheva vështirë se mund të realizohet në rast se merret për bazë deklarata e ambasadores gjermane në Prishtinë, se të gjithë azilkërkuesit ka mundësi  të kthehen më të varfër.

“Ndoshta nuk jam aq diplomatike por duke e par situatën e krijuar në Gjermani, gati 100% e azilkërkuesve do të kthehen. Ne si ambasadë kemi dhënë një konferencë shtypi në lidhje me largimin masiv nga Kosova. Ata rrezikojnë të kthehen më të varfër”, ka deklaruar Viets..

Ndërsa, ministrja e Brendshme të Austrisë, Johanna Miki-Leitner tha se vendi i saj është shumë i shqetësuar me numrin në rritje të azilkërkueseve nga Kosova. Ajo ritheksoi se të gjitha kërkesat për azil do të refuzohen dhe emigrantët ilegal do të kthehen në Kosovë.

Sa qytetarë u larguan ilegalisht nga Kosova gjatë viteve 2009-2014?

11073844_749882395118572_796235622_n

Ikja ilegale e qytetarëve ka bërë që nxënësit e shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë të bëjnë një projekt, ku kanë prezantuar të dhënat e sakta se sa qytetarë janë larguar nga viti 2009 deri në vitin 2014 nga Kosova. Dhe sipas të dhënave,  për këto pesë vite u larguan 100 mijë qytetarë apo saktë 98885.

5000 nxënës braktisën shkollën

Ikjet masive të qytetarëve kanë ndikuar edhe në braktisjen e shkollave nga nxënësit, pasi së bashku me familjet e tyre kanë marrë rrugën ilegale.

Ka qenë vet ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami në kohën e ikjeve masive ka thënë se 500 nxënës kanë braktisur shkollën. “Nuk janë pak por 5000 nxënës të arismit parauniversitar që kanë braktisur shkollën dhe kjo sipas autoriteteve kosovare është kthyer në një shqetësim europian”.

U rrezikun edhe fëmijët

Koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve-KOMF, gjatë kohës së ikjes massive të qytetarëve theksonin se emigrimi ilegal vë në rrezik jetën e fëmijëve.

kosovo-hungary-13

Ky koalicion i OJQ-ve kërkonte nga institucionet publike, të mandatuara për mbrojtjen e fëmijëve dhe garantimin e mirëqenies së tyre, të marrin masat urgjente për të parandaluar dhe menaxhuar situatën e krijuar.

‘Iknin për një jetë më të mirë’

Qytetarët të cilët braktisën shtëpitë e tyre në atë kohë deklaronin se po e merrnin këtë një rrugë të vështirë, siç thoshin për të krijuar një jetë më të mirë.

 “Po dal për të kërkuar një jetë më të mirë, sepse këtu nuk ka as punë as asgjë. Po t’i kisha kushtet e mira kurr nuk do të dilja por kushtet e vështira po më detyrojnë të dal”, ishte deklarimi i dhimbshëm që më së shpeshti përdornin njerëzit që lënin shkretë dhe mbyllnin me dry shtëpitë e tyre.

Ndërsa aspak më të lehtë nuk e kishin as familjarët të cilët i përcjellin e që u duket sikur asnjëher nuk do t’i shohin më. “Kam dalur për të përcjellur vëllaun. Ai po i lë gruan dhe fëmijët sepse nuk mundi t’i marr por shpreson që do të gjej një punë e më pas t’i marr”, kishte deklaruar një qytetar nga Shtimja për mediet kosovare.

Ndryshe, një numër shumë i vogël i azilkërkuesve janë kthyer, dhe mbetet të shihet se cili do të jetë fati i qytetarëve të shumtë që janë në kampet e ndryshme të vendeve të BE-së, se a do të kthehen apo do të fitojnë të drejtën e qëndrimit në vendet ku ata ndodhen aktualisht. /tesheshi.com/

Related Posts

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”
Kryesore

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…
Analizë

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Next Post
Meta bën publike dietën: ja si u bëra ky që jam, fizikisht!

Meta bën publike dietën: ja si u bëra ky që jam, fizikisht!

Nga KLODIAN TOMORRI/ Përse kemi dështuar?!

Nga KLODIAN TOMORRI/ Përse kemi dështuar?!

Dështon okupimi i TV Shtetëror në Shkup, udhëheqësi protestës shndërrohet në “hipi”

Dështon okupimi i TV Shtetëror në Shkup, udhëheqësi protestës shndërrohet në “hipi”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni