Spartak Ngjela dhe Ylli Rakipi, dy nga zërat e opinionit publik shqiptar, edhe pse nuk kanë një miqësi shumë të ngushtë, ata prej vitesh kanë një marrëdhënie të mirë me njëri tjetrin.
Në emisionin e Ylli Rakipit “të Paekspozuarit” në “Ora News”, Spartak Ngjela ka qenë një nga të ftuarit e përhershëm, edhe si ekspert apo publicist, duke shfrytëzuar natyrisht marrëdhënien e mirë mes tyre.
Muajin e fundit, Rakipi e thirri dy herë avokat Ngjelën në emision, por të dyja herët të dy kanë qenë mjaft të acaruar dhe kanë shkëmbyer batuta të forta.
Mbrëmë tek emisioni “Dritare” në “Vizion Plus” i Rudina Xhungës, Ngjela dhe Rakipi shpërthyen fuqishëm dhe nuk lanë gjë pa i thënë njëri-tjetrit.
“Ti ke ardhur i pirë në emision dhe ke një disnivel”, i tha Ngjela Rakipit, ndërsa ky i fundit nuk kurseu asgjë duke iu kthyer: “je idiot, avokat budalla”.
Por pse këta miq kanë shpërthyer me njëri tjetrin duke mos kursyer asgjë?
Shumë e thjeshtë: njëri mbron fort Ilir Metën ndërsa tjetri e kundërshton fort atë dhe që nga viti 2013 është antagonisti kryesor i tij.
Ylli Rakipi, i cili është shfaqur në pozicione përkrahëse ndaj Edi Ramës, është kthyer në një kritizer i fortë i tij dhe u përplas për çështjen e stadiumit.
Ai njihet nga miqtë e afërt të kreut të Kuvendit Ilir Meta.
Kur drejtonte gazetën “Albania” qeveria “Berisha” e kohës së parë i kishte dhënë në përdorim shtëpinë e rinisë në zemrën e Tiranës, përkatësisht në Bllok. Kurse Ilir Meta kur ishte Kryeministër ia privatizoi dhe atje është ngritur një pallat shumëkatësh ku u morën fitime kolosale.
Ndërkaq, kur Meta ishte Ministër i Energjitikës, CEZ mori me qira një ambient në pallatin e Rakipit, ku ai merrte në muaj 40 mijë euro.
Por tani, siç duket OSHE ka prishur kontratën për tu zhvendosur në ndërtesën e vet që po e ndërton nga e para.
Ndërkaq, Spartak Ngjela, kishte kontratë me Edi Ramën që të futej në qeveri në vitin 2013 si ministër i Drejtësisë, por u pengua nga Ilir Meta që e mori vetë këtë dikaster.
Që prej asaj kohe, avokati është armik i betuar i kreut të LSI-së. /tesheshi.com/