Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Spanjë e Portugali, pa shi

Si po i godet thatësira dy fqinjët europianë

by te Sheshi
13/02/2022
in Europa, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Spanjë e Portugali, pa shi

Periudha e thatë që filloi në fund të vitit 2021 uli prodhimin e energjisë në hidrocentralet, dhe shkatërroi të korrat, gjë që rrezikoi si blegtorët, ashtu edhe ushqimin e kafshëve të tyre.

Një thatësirë ​​e zgjatur në Portugalinë qendrore ka zbuluar rrënojat e një fshati që përfundoi nën ujë gati 70 vjet më pare. E njëjta ​​ka goditur edhe Spanjën fqinje.

“Nuk e kam parë kurrë!” tha Carlos Perdigao, 76 vjeç, mbi pjesën tjetër të shtëpisë së gurtë në fshatin Vilar, e cila u përmbyt nga lumi Zezere pas hapjes së digës në vitin 1954.

Vilar ndodhet në brigjet e tij dhe sot është i rrethuar nga dheu i verdhë i plasaritur, i cili është një tjetër shenjë e thatësirës që po zgjat këtë në dimër, që ka goditur pra edhe Spanjën fqinje.

Shërbimet meteorologjike të dy vendeve njoftuan se ky vit ishte janari i dytë më i thatë që nga viti 2000.

Thatësira aktuale është e jashtëzakonshme për shkak të “intensitetit, shkallës dhe jetëgjatësisë së saj”, tha klimatologu Ricardo Deus nga shërbimi meteorologjik portugez IPMA.

Nga gjithsej 55 diga në Portugali, 24 ruajnë vetëm gjysmën e kapacitetit të tyre ujor dhe pesë janë në më pak se 20 për qind, tha Copernicus, programi i vëzhgimit të Tokës i Bashkimit Evropian.

Më i prekuri është Algarve, provinca më jugore e Portugalisë, një nga destinacionet kryesore turistike evropiane.

Nga ana tjetër, Spanja ka një të katërtën e sasisë së zakonshme të reshjeve në krahasim me vitet e tjera, sipas të dhënave të shërbimit meteorologjik AEMET.

Periudha e thatë që filloi në fund të vitit 2021 uli prodhimin e energjisë në hidrocentrale dhe shkatërroi të korrat, gjë që rrezikoi si blegtorët, ashtu edhe ushqimin e kafshëve të tyre.

Në fillim të këtij muaji, Portugalia urdhëroi pesë hidrocentrale të ndalonin përdorimin e ujit për të prodhuar energji elektrike për ta mbajtur atë në dispozicion të njerëzve.

Pothuajse 30 për qind e energjisë elektrike portugeze vjen nga digat.

Ministri spanjoll i Bujqësisë Luis Planas tha të martën se qeveria ishte “e shqetësuar” për thatësirën dhe do të vendoste “masa të nevojshme”, në varësi të zhvillimeve.

Rezervat ujore të Spanjës janë aktualisht në më pak se 45 për qind të kapacitetit, thanë zyrtarët. Më të prekurit janë Andaluzia jugore dhe provinca verilindore e Katalonjës.

Blegtorët në të dy vendet janë të shqetësuar.

“Bari që ne ushqejmë bagëtinë nuk rritet,” tha Antonio Estevao, një prodhues djathi me rreth 30 dhi në Portela de Fojo Machio, një fshat në Portugalinë qendrore pranë qytetit Pampilhose da Serre.

“Nëse nuk do të bjerë shi në ditët në vijim, do të jetë shumë e ndërlikuar”, tha ai duke parë kullotat e thata.

Ajo zonë u godit nga zjarre shkatërruese në vitin 2017 që morën më shumë se 100 jetë.

Thatësirat gjithnjë e më të shpeshta dhe intensive priten të ushtrojnë presion të madh në rajonet e cenueshme nga klima dhe të rrisin rrezikun e fatkeqësive natyrore si zjarret, thonë shkencëtarët.

Megjithëse ndryshimi i periudhave të lagështa dhe të thata është i zakonshëm në jug të Evropës, “ka pasur një rënie në përqindjen e viteve me shi”, tha Filipe Duarte Santos, një ekspert mjedisor në Universitetin e Lisbonës.

Këto thatësira janë “një nga pasojat më serioze të ndryshimeve klimatike”, shtoi ai.

Derisa emetime të gazeve serrë të reduktohen në mënyrë drastike, problemi do të vazhdojë.

Problemi nuk do të zgjidhet në javët në vijim pasi meteorologët vazhdojnë të parashikojnë reshje nën mesataren.

Përballë problemit, qeveria portugeze njoftoi të enjten se do të forcojë bashkëpunimin e saj me Spanjën në luftën kundër thatësirës. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Next Post
Berisha, sulm investimit më të madh amerikan në Shqipëri

Berisha, sulm investimit më të madh amerikan në Shqipëri

Afera në burgun e Peqinit: hetimi nisi nga grupi i Sirisë

Afera në burgun e Peqinit: hetimi nisi nga grupi i Sirisë

Rahovec: Gjakfalje me bekimin e Haradinajt

Rahovec: Gjakfalje me bekimin e Haradinajt

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni