Kohë të trazuara po vijnë për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, pasi SPAK ka ngritur akuzë për të mbi atë çfarë ndodhi në Gërdec, në mars të 2008-s, shpërthimin tragjik të municioneve të ushtrisë, nga i cili humbën jetën 26 persona.
Ai akuzohet për shpërdorim detyre, gjë të cilën nuk e pranon.
“Më është prezantuar e njëjta akuzë. Ajo e 2009, akuzë e motivuar politikisht pa asnjë provë shtesë, shpërdorimi i detyrës. Kam kërkuar që të pyetem që në fillim. Nuk jam pyetur për aktin e firmosur ka 15 vjet. Qëndrimi im është se jam i pafajshëm. Nuk e pranoj akuzën. Është sipas marrëveshjeve me Pentagonin me praktikat e demontimit me analizë ndërkombëtare”, tha Mediu. /tesheshi.com/