SPAK e nis veprimtarinë duke u vënë në diskutim për një vendimmarje jo të lehtë. Ajo pushoi çështjen ndaj tre gjyqtarëve të cilët shpëtuan Dritan Dajtin, vrasës i katër policëve, nga burgimi i përjetshëm. Kjo ngjarje bëri bujë një vit më parë, pasi ndaj treshes Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolla u krye dhe bastisje policore në shtëpitëe tyre, nën dyshimin se ishin korruptuar.
Por Gjykata e Porsaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendos të mos pranojë kërkesën e SPAK-ut për pushimin e çështjes ndaj treshes që e çoi Dajtin nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg.
Ky është vendimi i parë kur SPAK rrëzohet në gjykatë me një kërkesë për pushim hetimesh dhe pritet tashmë të shihet se si do të veprojë prokurori Klodian Braho, njeriu që hetoi vendimmarrjen e tre gjyqtarëve. Këta të fundit kanë pretenduar se për gjithçka kanë zbatuar vetëm ligjin. /tesheshi.com/