Më shumë se një vit pas publikimit politik të copëzave me përgjime, SPAK ka goditur të bujshmen dosje “339” të zjedhjeve, duke çuar në arrestimin e 22 komisionerëve. Por ndryshe nga perceptimi i përgjithshëm, i diktuar dhe nga akuzat e opozitës, mëkatarët e atyshëm nuk kanë qenë vetëm nga mazhoranca. 14 prej të arrestuarve, i përkasin PD-LSI. Por në këtë dosje, ka dhe të akuzuar për trafik droge.
Reagim e parë nga poltika e pati kryeminsitri Rama, i cili shkroi:
“Arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Durrësit, nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore!14 të pandehur të PDLSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum!
Për mua janë 22 individë të gabuar, në vendin e gabuar dhe detyrën e gabuar,që duhet të shërbejnë si shembull i padiskutueshëm për largimin përfundimtar të partive politike nga komisionet e zgjedhjeve! Le të vendosë drejtësia për ta pa dallim dhe mësimi për ne është: DEPOLITIZIM“, u shpreh shefi i mazhorancës.
Të arrestuarit:
Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1508
Shpëtim Stafa-PD-kryetar
Elidon Stafa-PS-kryetar
Ramiz Tuda-PS
Alfred Marku-PD
Ervis Biba-PD
Emilijan Tuda-LSI
Redi Hysa-PR
Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1335
Bashkim Allushi-PS-kryetar
Jakup Bregu-PD-sekretar
Altin Lala-PS
Kasem Lala-PS
Kujtim Uruçi-PD
Zyhra Lala-LSI
Qemal Domi-PR
Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1336
Basir Bregu-PD-kryetar
Indrit Bici-PS-sekretar
Agim Lala-PS
Qazim Lala-PD
Oriada Lala-LSI
Bujar Sula-PD
Mehdi Lala-PR. /tesheshi.com/