SPAK ka goditur sërish rëndë, ku, në një ditë feste si kjo e Verës, ka çuar në pranga një zyrtar të lartë shtetëror, Ervis Berberin, deri dje kreu i Autoritetit të Rrugëve. Ditë më parë, ai dha dorëheqjen prej aty, gjë që tashmë kuptohet si parapërgatitje për t’u arrestuar.
Berberi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Gjithashtu janë vënë në pranga edhe dy miqtë e tij, Valter Begaj dhe Ervis Lami, të cilët janë administratrorë të kompanisë “B-VAAL”, “ENG-10”, tani “DAAM”.
Berberi ka qenë administrator te kjo kompani dhe pikërisht aty janë përqendruar hetimet.
Pra, akuzat nuk lidhen me postin e tij zyrtar si kreu i Rrugëve, por me një aferë biznesi. /tesheshi.com/