Më shumë se dy milion muslimanë kanë filluar pelegrinazhin vjetor të Haxhit në Arabinë Saudite. Sot pelegrinët filluan të mblidhen në luginën e Mina, në periferi të Mekës, për fillimin e Haxhit.
Në temperaturat që arrijnë deri në 40 gradë Celsius, pelegrinët do të kryejnë ritet në luginën e Mina, malin Arafat dhe në Mekë.
Pelegrinët meshkuj veshin rroba pambuku të bardha të cilat njihen si “ihram”, ndërsa gratë veshin rroba të lirshme. Pelegrinëve nuk u lejohet të presin flokët, të vënë parfum apo të përfshihen në raportë intime. Kulmi i Haxhit përfshin festën e Bajramit, i cili është një nga dy festivalet kryesore të Islamit dhe përfshin therjen e një kafshe, zakonisht dele.
Afërsisht 54 milion haxhilerë kanë marrë pjesë në Haxh gjatë 25 viteve të fundit, sipas shifrave zyrtare. Pothuajse 14,000 fluturime ndërkombëtare dhe vendase kanë transportuar deri tani shtegtarët me afro 21,000 autobusë të përdorur për pelegrinazh.
Pelegrinazhi duhet të kryhet nga të gjithë muslimanët, të cilët janë të aftë financiarisht dhe fizikisht, të paktën një herë në jetën e tyre. /tesheshi.com/