Prokuroria në Berlin njoftoi ish roja e kampit të përqendrimit në Mauthausen, sot 95-vjeç, u akuzua për më shumë se 36.000 raste vdekjesh.
Hans Werner H., emri i familjes së të cilit nuk u publikua për shkak të rregullave të privatësisë, u akuzua se ishte roje e njësive SS në një kamp në Austri, nga mesi i vitit 1944 deri në fillim të vitit 1945, raporton AP.
Gjatë kësaj periudhe, më shumë se 36,000 vetë u vranë në kamp, kryesisht në dhomën e gazit.
95-vjeçari nuk u akuzua për ndonjë vrasje specifike, por prokuroria tregoi se si roje ai ndihmoi në funksionimin e kampit.
Përafërsisht 95,000 njerëz, duke përfshirë 14,000 hebrenj, besohet të jenë vrarë në Mauthausen.
Ndër viktimat ishin edhe të burgosurit sovjetikë të luftës, spanjollët që luftuan kundër gjeneralit Françesko Franko, si dhe viktima të tjera. /tesheshi.com/