Piro Mani, një ndër ikonat e teatrit dhe kinemasë shqiptare, u sos në SHBA në moshën 89-vjeçare.
Ai, familjarisht, u zhvendos në Amerikë në vitin 2000.
Bashkëshort i aktores së njohur Pavlina Mani, si dhe baba i Jolës dhe i Bendit, dy fëmijëve, ai nuk pati shumë karrierë artistike pas viteve 90-të.
Më shumë se si aktor, Piro Mani u shqua si regjisor teatri. Vepra më kulmore e tij është “Arturo Ui”, një kryevepër e Teatrit Kombëtar e fundviteve 70-të.
Si aktor, roli i tij monumental është ai i Sali Protopapës te “I teti në Bronx”. /tesheshi.com/