Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Soreca “davarit mjegullën” e negociatave: ky kusht kërkohet nga Shqipëria

by te Sheshi
19/11/2020
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Soreca “davarit mjegullën” e negociatave: ky kusht kërkohet nga Shqipëria

Me gjuhë më shumë teknike se politike, ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, shpjegoi për DW se ku kanë ngecur negociatat për Tiranën dhe Shkupin.

“Mendoj se Këshilli i Përgjithshëm dërgoi një sinjal shumë të fortë për faktin se puna duhet të vazhdojë për të dy vendet deri në ditën e fundit të Presidencës Gjermane. Si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut, shtetet anëtare janë të gatshme të miratojnë atë që ne e quajmë kornizën e negociatave. Këto janë rregullat e lojës për të dy vendet për vitet në vijim deri në momentin kur do të fillojnë negociatat.

Një prej shteteve anëtare e ka bllokuar, për fat të keq, këtë miratim për Maqedoninë e Veriut, ndërsa teksti i kornizës negociuese për Shqipërinë është pranuar nga të gjithë. Pra, nëse do të ketë ndonjë zgjidhje të mosmarrëveshjes dypalëshe në lidhje me Maqedoninë e Veriut, atëherë të dy kornizat negociuese ende mund të miratohen ende para fundit të vitit.

Ky është objektivi i Presidencës Gjermane, ky është objektivi i Bashkimit Evropian. Thirrja e Konferencës Ndërqeveritare është tjetër gjë, miratimi i kornizës negociuese është kushti për të thirrur Konferencën Ndërqeveritare.

Për të thirrur Konferencën Ndërqeveritare për Shqipërinë, siç e dini që nga marsi i këtij viti, janë identifikuar disa kushte. Ka disa prej tyre që ende duhet të plotësohen, dhe kjo është e qartë, kjo është arsyeja pse unë them se mesazhi është që puna duhet të vazhdojë. Kjo është thënë nga Ministri Roth, kjo është thënë nga Komisioneri Varheley dje në takim. Çfarë pune duhet bërë për të vazhduar? Së pari, siç përmendët Gjykata Kushtetuese.

Javët e fundit kam bërë disa herë thirrje që Këshilli i Emërimve në Drejtësi të përshpejtojë punën në lidhje me vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve në tri pozicionet e hapura”, arguementoi Soreca.

Sipas tij, nën këtë frymë qëndron dhe pozicioni hollandez karshi Shqipërisë.

“Unë nuk do të spekuloj për pozicione specifike të parlamentarëve. Unë do të komentoj vetëm pozicionin e qeverisë, që e ka thënë qartë në letrën e saj drejtuar parlamentit dhe më pas në një tjetër deklaratë që ka nxjerrë Ambasada Holandeze këtu në Tiranë, se ata janë në favor të hapjes së negociatave të anëtarësimit, pra për të pasur Konferencën Ndërqeveritare nëse dhe kur të plotësohen kushtet. Dhe ky është pozicioni që është shprehur nga qeveria.

Ne mendojmë se kështu është, kjo është ajo që qeveria holandeze ka thënë. Ne pajtohemi me faktin se nëse nuk plotësohen kushtet nuk do të ketë Konferencë Ndërqeveritare, kjo është e sigurt dhe prandaj është shumë e rëndësishme që puna të vazhdojë, siç thashë më parë, pa pushim për të siguruar që të gjitha detyrat e shtëpisë që duhet të bëjë Shqipëria të bëhen para fundit të vitit”, theksoi njeriu i BE-së në Shqipëri.

Soreca sqaroi dhe përfoljet mbi “kthimin e vizave” për Shqipërinë, duke rrëzuar pretendime apo spekullime të tilla.

“Nuk ka ndryshim në sistemin Shengen më 1 janar 2021. Nuk ka ndryshim nga liberalizimi i vizave në detyrim për viza më 1 janar. Ajo për të cilën po flasim është që në fund të vitit 2022, do të futet një sistem i ri autorizimi elektronik, jo vetëm për shqiptarët, por për 62 vende në mbarë botën, përfshirë SHBA-në, Kanadanë, Australinë.

Shtetasit e këtyre vendeve që duan të hyjnë në zonën Shengen do të duhet të hyjnë në internet me pasaportat e tyre të vlefshme, duhen vetëm pak minuta, duhet të fusin të dhënat e tyre dhe pas pak minutash do të marrin një autorizim elektronik. Kostoja është 7 euro, por nuk do të zbatohet për njerëzit që janë nën 18 vjeç.

Me këtë autorizim elektronik, pa shkuar në asnjë konsullatë, në asnjë ambasadë, do të shkojnë te porta hyrëse, do të kalojnë kontrollin dhe do të hyjnë në Zonën Shengen. Pra, nuk ka penalizim për shqiptarët, nuk ka viza. Më lejoni të kujtoj se në më pak se një muaj do të festojmë 10-vjetorin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë. Kjo është e rëndësishme dhe sapo të mbarojë pandemia, shqiptarët do të përfitojnë përsëri plotësisht nga regjimi pa viza.

Pra, lajme të rreme, dhe më lejoni të them, faqe të rreme interneti. Më lejoni t’u them shqiptarëve që të kenë shumë kujdes, të mos bien pre e mashtrimeve në rrjet. Ka disa faqe interneti që u kërkojnë shqiptarëve që udhëtojnë në BE të aplikojnë në faqet e tyre. Mos e besoni këtë, këto janë të rreme”, tha Soreca në një intervistë për DW. /tesheshi.com/

Related Posts

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
Next Post
Macron, ultimatum muslimanëve: zgjidhni, jeni fe apo politikë?

Macron, ultimatum muslimanëve: zgjidhni, jeni fe apo politikë?

Enigma: Vërtet ta “pëlqejë” Papa Francesku këtë djallo modele?

Enigma: Vërtet ta “pëlqejë” Papa Francesku këtë djallo modele?

Nga Fevziu te Balla, Basha “sqaron” Ramën: kurrë i takuar me Melaim Bellanicën!

Nga Fevziu te Balla, Basha “sqaron” Ramën: kurrë i takuar me Melaim Bellanicën!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni