Telma dhe Qendra e Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) publikuan rezultatet e një ankete, e cila jep vlerësimet për të gjitha partitë politike.
Bie ne sy fakti se 26.2% e të anketuarve do të votonin për Zoran Zaev, ndërsa Gruevski ka marrë 19.7%.
Për presidentin George Ivanov do të votonin vetëm 9.4% e të anketuarve.
Ndër liderët shqiptarë kryeson Ali Ahmeti i BDI-së me 6.0%, i ndjekur nga Ziadin Sela i Aleancës për Shqiptarët me 3.4%. Kryetari i Lëvizjes Besa ka 2.6%, ndërsa Menduh Thaçi vetëm 0.6%.
Interesant është fakti se për një lider tjetër kanë votuar 9.2% e të anketuarve.
Opsionin e abstenimit e kanë zgjedhur 14.4% të të anketuarve, ndërsa ”nuk e di” kanë votuar 8.7% e tyre. /tesheshi.com/