Norvegjezi Ole Gunnar Solskjær është emëruar trajner i përhershëm i Manchester United – u konfirmua nga klubi.
Ish-futbollisti i United u kthye në drejtim të Manchester dhjetorin e kaluar si një zgjidhje e përkohshme deri në fund të sezonit, pas dështimit të Jose Mourinhos.
Por pas kësaj, ai mori besim të madh dhe një kontratë të re tre-vjeçare.
“Nga dita e parë kam ardhur ndjehem si në shtëpi. United është një klub i veçantë. Është një nder që unë isha një lojtar dhe tani unë jam trajner. Pesë muajt e fundit kanë qenë një eksperiencë fantastike, ishte një punë që e kisha ëndërruar”, tha Solskjaer.
Me ardhjen e tij te United si trajner, ekipi regjistroi menjëherë tetë fitore radhazi. Ndërsa në Champions arriti të eliminojë Paris Saint Germain e tashmë është në çerekfinale. /tesheshi.com/