Ish-kontraktori i inteligjencës Edward Snowden tha se dëshiron të kthehet në SHBA, me kusht që t’i garantohet gjykim i drejtë.
“Unë dua të kthehem në SHBA, ky është qëllimi im përfundimtar”, i tha ish-kontraktori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare për median amerikane CBS.
“Nëse do të kaloj pjesën tjetër të jetës time në burg, kërkesa ime e vetme është një gjykim i drejtë. Por, qeveria amerikane nuk e garanton atë sepse nuk do të më lejojë të përfitojë nga mbrojtja e interesit publik”, tha Snowden.
Libri i tij, “Procesi i Përhershëm”, do të botohet të sot, ndërsa pritet të tërheqë vëmendjen.
Snowden, i cili zbuloi mijëra dokumente që përshkruanin një program mbikëqyrjeje afatgjatë nga qeveria amerikane, mori azili nga Rusia në 2013-tën, pasi nga SHBA-ja u akuzua për spiunazh.
Leja e tij e qëndrimit në Rusi është e vlefshme deri në vitin 2020. /tesheshi.com/