Kina është duke u goditur nga nivele intensive të ndotjes së ajrit.
Që nga e mërkura, Pekini është nën një “alarm të kuq” për nivelet e larta të smogut – më e larta në katër nivelet e mundshme – dhe në një “alarm të verdhë” për mjegullën.
Zonat tjera, veçanërisht pjesa veriore e Kinës, janë ende nën “alarm të kuq” që nga e mërkura, si ai për mjegull ashtu edhe ai për smog.
Kjo foto e bërë nga korrespondenti për siguri kombëtare i CNN, Jim Sciutto, tregon se në çfarë përmasa alarmante ka arritur niveli i smogut, duke e mbështjellë kryeqytetin aq shumë sa që mund të shihen vetëm majat e ndërtesave nga pamjet e marra nga ajri.
Smogu pritet të largohet në fundjavë. /tesheshi.com/