Trajneri i Bolonjës, serbi Sinisha Mihajloviç, është infektuar me koronavirus. Kjo u konfirmua nga mediat italiane, që theksuan faktin se vetëm kohët e fundit është shëruar nga leuçemia. Bologna konfirmoi se Mihajloviç po ndihet mirë dhe se do të kalojë dy javët e ardhshme në izolim.
Ky është infektimi tjetër VIP në futbollin italian, që startoi me Dybalan në fillimet e krizës. Por te serbi i stolit të Bolonjës gjërat komplikohen për shkak të sëmundjes sërëndë që ai kaloi.