Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Slavko Simiç pas një takimi që zhvilloi me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se pajtimi i serbëve dhe i shqiptarëve është çelës për ruajtjen e paqes e të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Simiç, siç thuhet në njoftimin e kabinetit të tij, ka konstatuar se serbët dhe shqiptarët duhet “të mbeten bosht i paqes në rajon”. /tesheshi.com/