Skocia së shpejti do të bëhet vendi i parë në botë që do të sigurojë produkte higjienike falas për gratë dhe vajzat me të ardhura të ulëta.
Ky projekt, i cili është nisur nga organizata humanitare, do të lejojë ndarjen falas të produkteve në tri shkolla të mesme dhe në disa organizata për shëndetin e gruas.
Fushata e cila lufton kundër varfërisë, ka avokuar që ato gra që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet për këto produkte higjienike, të kenë mundësi që t’i marrin ato falas në mënyrë që të ruajnë dinjitetin e tyre.
Monica Lennon, e cila e udhëhoqi fushatën, tha se ky veprim duhet të futet në të gjithë vendin dhe ka shtuar se ajo do të punojë që një projektligj i veccantë ta mundësojë këtë. /tesheshi.com/