Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Skllevërit ishin emigrantë ekonomikë në SHBA? Historia nuk shkruhet sipas qejfit vetëm në Ballkan

by te Sheshi
08/10/2015
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Skllevërit ishin emigrantë ekonomikë në SHBA? Historia nuk shkruhet sipas qejfit vetëm në Ballkan

Historia dhe paraqitja e saj në tekstet shkollore duket se do të jetë gjithmonë problematike, nëse shkruhen mbi baza të politikës së ditës dhe nuk merren parasysh ndjeshmëritë e njerëzve. Nuk është problem vetëm i Ballkanit dhe paraqitjes “sipas dëshirës” si shkruhet disa herë historia në këto vende. Edhe në Shtetet e Bashkuara, një debat i gjerë publik nisi me postimin në Facebook të një pasazhi nga një libër shkollor.

Një nxënës i klasës së nëntë në shkollën e Hjustonit ndërsa bënte mësim në klasë lexoi sipër hartës së SHBA-ve se skllevërit ishin punonjës në plantacione. Ai i shkruan mesazh nënës së tij ku i thotë: “kemi qenë punëtorë të mirë plantacionesh, ne apo jo”.

Roni Dean-Burren, e frustruar nga gjuha e përdorur në libër, e poston pasazhin në internet. Komentet e saj bënë xhiron e Amerikës dhe botuesi vendosi me shpejtësi të rishkruajë pasazhin.

tekste

Pasazhi ofendues, siç u cilësua nga shumë njerëz, ishte në faqet e titulluara “Përvijime të Emigracionit” në një libër gjeografie të McGraw-Hill Education’s. Harta e Amerikës shoqërohej me pasazhin: “Tregtia e skllevërve përmes Atlantikut” midis viteve 1500 dhe 1800 solli me miliona punëtorë nga Afrika në Shtetet e Bashkuara për të punuar në plantacionet bujqësore në jug”.

Me mijëra njerëz reaguan në rrjetet sociale, duke vënë në dyshim zgjedhjen e fjalëve që duket se e thjeshtëzojnë skllavërimin e njerëzve me emigrantët ekonomikë.

“Emigrantë, po kjo fjalë ka peshë”, shkruan dikush, “tani po e konsiderojnë emigracion”.

Në të njëjtin libër, përshkruhen europianët që erdhën në Amerikë për të punuar si shërbyes pa pagesë ose me pagesë fare të vogël.

Kompania reagoi duke ndryshuar fjalët që, sipas saj, “nuk përputhen plotësisht me nocionin se afrikanët u detyruan të bëhen skllevër dhe të punojnë kundër dëshirës së tyre”.

Në fakt, librat shkollorë janë bërë fushë beteje edhe në raste të tjera, si në Texas për shembull. Në vitin 2010, konservatorët e krishterë në bordin e një shkolle në Teksas miratuan përfshirjen në kurrikula të pikave si roli i fesë në themelimin e Amerikës, reganizmi, minimi i sovranitetit të SHBA-së nga Kombet e Bashkuara dhe përse McCarthyizmi i viteve ’50 nuk ishte edhe aq i keq.

Madje, ata sugjeruan që tregtia e skllevërve të përcaktohej me fjalët “tregtia trekëndore e Atlantikut”.

Vitin e kaluar, bordi miratoi edhe një tekst shkollor mbi politikën që listonte Moisiun si faktor me ndikim kyç mbi Etërit Themelues.

Ndryshimet klimaterike u bënë vitin e kaluar një tjetër pikë debati të ashpër. Libri i McGraw Hill shkruante se nuk ka konsensus shkencor për shkaqet e ngrohjes globale dhe citonte një kompani lobimi që është një mohuese e prerë e ndryshimeve klimaterike.

Në një tjetër shembull, nga ato që e frustrojnë shumë komunitetin afroamerikan në SHBA, ishte standardi i përdorur në kurrikula që e cilësonte skllavërinë si shkakun e tretë më të rëndësishëm të luftës civile, edhe pse dihet se është mësuar më parë në libra si shkaku kryesor.

Aktivistët reaguan dhe i kërkuan botuesit ndryshimin e tekstit. “Nuk është koincidencë që ndodh në Teksas”, thuhet në një deklaratë të aktivistëve për të drejtat e njeriut, “kemi libra shkollorë që janë kaq të politizuar dhe kaq me gabime sa mund të jenë bazë për humor nga komedianët”.

Konstatimi që ka gjetur përkrahje të gjerë në rrjetet sociale është se ka kaq shumë zyrtarë të zgjedhur që mbikqyrin procesin, duke qenë më të interesuar në promovimin e ideve të tyre politike tek nxënësit dhe jo në botimin e teksteve shkollore që i përmbahen fakteve.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë
Europa

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?
Lindja e Mesme

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025
Next Post
Cana: Nuk i mbajta dot lojtarët në mbrojtje minutat e fundit

Cana: Nuk i mbajta dot lojtarët në mbrojtje minutat e fundit

De Biasi: Lojtarët janë teguar pa tru, i lamë serbët të luanin në 4 minuta

De Biasi: Lojtarët janë teguar pa tru, i lamë serbët të luanin në 4 minuta

Mavraj: Ta kthejmë dhimbjen në forcë dhe ta realizojmë ëndrrën

Mavraj: Ta kthejmë dhimbjen në forcë dhe ta realizojmë ëndrrën

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni