Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Skenografi Fatbardh Marku: në komunizëm më akuzonin për “modernizëm” në skenë

by te Sheshi
12/02/2016
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 6 mins read
A A
Skenografi Fatbardh Marku: në komunizëm më akuzonin për “modernizëm” në skenë
Nga Bardha Nergjoni

Skena për të është dimension konvencional dhe artistik, ndërsa vazhdon për më shumë se 40 vjet të merret me ndërtimin e saj. Në kohën kur teknologjia avancon dhe idetë për skenën marrin forma të reja,  Fatbardh Marku nuk e ka të vështirë të përshtatet me kohën. I shpallur qysh në krye të karrierës skenograf modern, shumë nga shfaqjet teatrale shqiptare të viteve të fundit mbajnë firmën e tij.  Ndërkohë që flitet për aktorë e regjizorë, impakti i parë me skenën shpesh harrohet dhe struktura skenike cilësohet jo rrallë më pak e rëndësishme.10637860_1135232693156708_972399028_n

E megjithatë pa një skenë dinjitoze asnjë shfaqje nuk mund të triumfojë. “Spiuni i Ballkanit” është i fundit prodhim i Markut për Teatrin Kombëtar. Por nëse kujtoni skenën e “Elektra-s”, produkt i Teatrit Kombëtar, aty mund të zbuloni dorën e skenografit elbasanas. Fatbardh Marku është i njohur për guximin e tij dhe gërshetimin e plotë të strukturës skenike me pjesën teatrale.
1956947_776616935684954_154987697_o

Ka realizuar rreth 160 skenografi dhe sejcila ka një histori, një përsiatje imagjinare deri në thellësi. Marku është vlerësuar me 10 çmime kombëtare. Ka kontribuar gjithashtu në fushën e kinematografisë me skenografinë e filmit “Plumba Perandorit” dhe është nderuar me çmim të parë në festivalin e filmit me  një ndër ikonat e kinematografisë shqiptare “Udha e Shkronjave”.  Ky film është konsideruar mjeshtërisht i realizuar duke i ka rezistuar të gjitha kohërave. Fatbardhi është nderuar gjithashtu me çmim të parë në dramën “Shumë gjethe të thata ranë atë vjeshtë”me regji të Spiro Dunit. Si skenograf i afirmuar, Marku ka  bashkëpunuar me shumë regjizorë ndër të cilët Spiro Duni, Drita Agolli dhe Dhimitër Pecani. Është ndër të vetmit skenografë që ka provuar një tjetër mjeshtëri si ajo e vitrazhit(punimit të xhamit me ngjyra) dhe ka pikturuar gjithashtu afresket e kishës unide në Kalanë e Elbasanit. Dëshira për skenografinë i erdhi si një vegim “Deja vu-je” por që më pas u kthye në një profesion që vazhdon të prodhojë art. Edhe pse teatri në Shqipëri konsiderohet në krizë, për Markun në krizë është kritika, e cila, sipas tij, e çon artin në shkallët më të larta, nëse bëhet nga profesionistë. Në një intervistë ai sjell karrierën e skenografisë që vazhdon me shumë intensitet edhe sot.

12746443_1135239789822665_961287233_n

z. Marku si e zgjodhët profilin e skenografisë?

Unë e konsideroj veten me fat sa i përket anës profesionale. Tek mua ka ndodhur ajo që të gjithë e njohim si “De javu”. E kisha parafytyruar që do bëhesha skenograf. Kjo bindje më ka lindur duke parë një shfaqje teatri ”Familja e peshkatarit” në teatrin Skampa në Elbasan. Duke parë atë shfaqje i kam thënë vetes: “Do bëhem skenograf”. Kur fillova vitin e parë të shkollës në Akademinë e Arteve nuk ishte hapur ende dega e skenografisë. Në vitin e dytë më në fund u hap dhe unë kisha të drejtë të zgjidhja profilin. Sigurisht, zgjodha, pa mëdyshje, skenografinë. Ishte periudha e artë për studimet në arte. Pra dy herë me fat pasi kjo periudhë kishte liri mendimi e studimi me autorë të huaj e vepra të njohura evropiane.

Cilat janë veprat e para të skenografisë?

Vepra ime e parë është “Votra e huaj” e Ndrekë Lucës e realizuar në teatrin e Fierit. Regjizorja Drita Agolli  u caktua për të ndërtuar teatrin e Fierit në atë kohë. Ajo mori me vete disa aktorë të nderuar si Robert Ndrenika, Timo Flloko dhe për skenografitë më zgjodhi mua. Ishte viti 1973 kur unë sapo kisha mbaruar shkollën pasi mbrojtja diplomën me dramën “Familja e Peshkatarit”. “Votra e huaj” në fakt nuk u realizua sepse u quajt me shkelje të rënda ideologjike. Personazhi kishte rënë në dashuri me një vajzë të deklasuar dhe kjo nuk mund të pranohej. Pas vitit 1973 filloi edhe lufta e madhe ndaj ndikimeve të huaja. Unë në atë periudhë përkufizohesha ndër njerëzit më modern dhe sulmi kundër modernizmit ishte kryesor. Me nisjen e këtij sulmi u tërhoqa disi pasi për pak gjë mund të përfundoje në burg. Vazhdova me skenografitë dhe “Lumi i vdekur” me Teatrin Kombëtar ishte prodhimi skenik i radhës. Më pas për shumë vite kam punuar në radiotelevizion dhe kjo vazhdoi deri në vitin 1983.

602744_170267356456668_573615389_n

Ju keni punuar si skenograf edhe për disa filma…

Ndër prodhimet e kinematografisë së kohës, ku kam ndërtuar skena janë  “Plumba Perandorit” dhe “Udha e Shkronjave”, dy filma në fakt që i qëndruan kohës. Filmi  “Udha e Shkronjave” u nderua me çmim të parë në festivalin e filmit dhe unë  fitova çmimin e parë për skenografinë e këtij filmi. Kam bashkëpunuar në vazhdim me teatrin e Fierit, të Durrësit, të Elbasanit dhe  me Teatrin Kombëtar, bashkëpunim i cili vazhdon edhe sot.

Jeni ndjerë i censuruar apo edhe i goditur për skenografi moderne në atë kohë?

Në fakt shumë herë kemi rrezikuar ne skenografët por kishim edhe një fat: Një artist e kishte të argumentuar skenografinë moderne. Vështirësitë për të ndërtuar skena na impononin zgjedhje konvencionale moderne dhe askush nuk mund të thoshte gjë pse e përdore këtë formë apo atë formë. Unë në fakt jam kritikuar keqaz. Herë jam quajtur  kubist herë tubist, që cilësoheshin shfaqje të modernizmit. E kam ndjerë veten edhe të rrezikuar, por kalonte pasi për shkak të mundësive që kishim ne i justifikonim zgjedhjet tona “moderne”. E në fakt “moderne” ishte fraza që më ndiqte shpesh dhe duhet të sillja argumentet e mia pse kisha përdorur këtë apo atë formë që të mos kisha pasoja.

Me ndryshimin e sistemeve ju vazhduat të ndërtonit skena për shfaqje teatri…

Në demokraci e gjeta veten shumë më komod se më parë. Dua t’ju them se tek unë nuk ka ndryshuar asgjë në aspektin e këndshikimit artistik. Kam qenë dhe jam po aq modern. Vitet e fundit një kritik austrialian ndërsa shikonte një projekt për skenografi të një vepre në vitet 80-të, ka bërë vlerësimet maksimale duke e krahasuar atë projekt me veprat e sotme moderne. Po të shikosh dramën “Njeriu që pa vdekjen me sy” të cilën çdokush e mendon tradicionale, në konceptin skenografik do të gjesh brenda edhe modernen. Unë në fakt gjej veten time brenda çdo zhanri dhe e sjell atë në skenë sipas idesë sime. Liria është e shenjtë për mua dhe vazhdoj të jap mësim  pedagog në Akademinë e Arteve  për vitet e katërta  lëndën “Liria e shprehjes artistike”. Një tjetër fushë ku jam përqendruar mjaft dhe kam realizuar shumë punë është grafika dhe vitrazhi.

Çfarë mund të thoni lidhur me kritikën e skenës sot?

Sot nuk ekziston kritika profesionale për skenën. Fatkeqësisht ka vetëm klane. Më parë me njëri-tjetrin diskutonim,  ishim tepër të sinqertë dhe i rrihnim problemet në mënyrë profesionale. Sot fatkeqësisht kritika artistike tek ne mungon totalisht dhe sinqeriteti i atëhershëm nuk ekziston më. Kjo fushë është parë si një zonë e rrezikshme dhe nuk është investuar. Në fakt të përgatisësh një kritik arti është një investim i madh. Për të përgatitur një kritik duhet investuar që të specializohet dhe të marrë të gjitha njohuritë mbi artin. Pasi ai të njohë mirë e të marrë njohuritë dhe eksperiencën e nevojshme mund të kritikojë veprat.

Sa është zhvilluar tanimë teknika e realizimit të një skenografie?

Teknikisht ne kemi qëndruar prapa sa i përket materialeve të skenografisë. Janë shpikur materiale të reja për të ndërtuar skenën por tek ne nuk kanë hyrë sepse kanë kosto dhe nuk ka interes për të investuar në teatër. Prodhimi jonë teatror është i vogël dhe biznesit nuk i intereson të investojë në këtë drejtim.

Projektet tuaja shpesh i kanë kaluar kufinjtë. Cila është skena e radhës ku do t’ju shohim?

Bashkëpunimi me Teatrin Kombëtar vazhdon të jetë i frytshëm. “Mallkimi i të uriturve” i dramaturgut Sem Shepard dhe më pas “Pushteti i grave” të Aristofanit do të jenë prodhimet e këtij viti sa i përket skenografisë. Po kështu jemi në pritje të realizimit të një bashkëpunimi me teatrin kombëtar të Bukureshtit. Shpresojmë që atje të vemë në skenë dramën shqipe “Sa shumë gjethe të thata atë vjeshtë”nën regjinë e Spiro Dunit. Gjithësesi kjo mbetet ende në projekt dhe shpresojmë që ta realizojmë shumë shpejt duke thyer kufinj e barriera në teatrin ballkanas. /tesheshi.com/

Related Posts

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…
Kryesore

Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…

12/05/2025
Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
Next Post
Tjetë skandal në FIFA: Sekretari gjeneral Jerome Valcke pezullohet për 12 vite nga të gjitha aktivitet sportive

Tjetë skandal në FIFA: Sekretari gjeneral Jerome Valcke pezullohet për 12 vite nga të gjitha aktivitet sportive

Qetësi absolute: restoranti ku hahet pa folur fare

Qetësi absolute: restoranti ku hahet pa folur fare

Protokolli i çuditshëm i pritjes së John Kerry-t: ç’kërkon Presidenti Nishani në Rinas?!

Protokolli i çuditshëm i pritjes së John Kerry-t: ç’kërkon Presidenti Nishani në Rinas?!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Irak: vakti horror i një luani

Irak: vakti horror i një luani

13/05/2025
Dhia në Giro d’Italia: si e komentoi çiklisti që i doli para bagëtia e pafajshme shqiptare

Dhia në Giro d’Italia: si e komentoi çiklisti që i doli para bagëtia e pafajshme shqiptare

13/05/2025
Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

12/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni