Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Skënderbe-Huniad dhe Basha-Orban: çfarë nuk shkon në këtë krahasim të dalë nga çadra?

by te Sheshi
04/05/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Skënderbe-Huniad dhe Basha-Orban: çfarë nuk shkon në këtë krahasim të dalë nga çadra?

Lidershipi i PD-së duhej të ishte më kujdesshëm në statusin dhe cilësinë e të huajve që fut në çadër, fizikisht ose virtualisht, duke i shpallur aleatë të saj në kauzën e shpallur të zgjedhjeve pa efektin e drogës së Ramës, sidomos kur është fjala për Hungarinë, e cila drejtohet nga një qeveri e shndërruar në “delen e zezë” të Europës, atë të Viktor Orban.

Por çuditërisht, pas takimit haptazi të Bashës me këtë të fundit në samitin e PPE-së, ku për më tepër e kumtoi përkrahjen e njeriut të Rusisë me seli në Budapest për çadrën e tij, këtë të enjte prej aty foli një tjetër hungarez në mbështetje të saj, Zsolt Nemeth, kreu i komisionit të punëve të jashtme në parlamentin hungarez, padyshim njeri i kampit Orban.

Dhe ç’qe më paradoksalja, gjithashtu dhe më qesharakja, me stilin e tij të njohur patetik deri në folklorizëm, Basha bëri një paralele mes tij dhe Orbanit e Skënderbeut me Huniadin. Por siç dihet, këta të dytët kanë qenë krejt në kahje të kundërta gjeopolitike, së paku siç i trajton historiografia e deritanishme: ata ishin aleatë të Perëndimit kundër otomanëve; ndërsa Basha e Orban, janë shndërruar sot, më pak i pari e krejtësisht i dyti, jo thjesht në bezdinë e Perëndimit, por deri në shqetësim për diplomacinë e Brukselit të një rrëshqitjeje të tyre kah interesat ruse.

Së paku me Orban nuk ka më dilema. Ai është lideri më pro-rus në Europë i cili sulmon median e lirë dhe mbyll universitetet në vendin e tij duke shqetësuar jo pak institucionet e Brukselit.

Orban i cili drejton një parti simotër me PD-në e lindur nga lëvizja anti-komuniste njësoj si PD-ja, rrezikoi të përjashtohej nga Partitë Popullore Europiane për shkak të sjelljeve të tij antidemokratike në Hungari.

Orban me sjellje prej autokrati, edhe pse kryeministër i një vendi anëtarv të BE-së ku vlerat kryesore janë demokracia dhe liria, tentoi të mbyllte një prej universiteteve më të njohura në Europë, CEU, vetëm sepse ishte themeluar prej George Soros, të cilin ai e ka shpallur armik, ndonëse është arsimuar prej tij.

Pse Basha gjen strehë tek Orban

Kur PD-në e ka braktisur CDU-ja e Merkelit dhe gjithë ndërkombëtarët, në çadrën e opozitës ishte këtë të enjte pikërisht hungarezi Zsolt Nemeth, të cilin Basha e prezantoi në një mënyrë shuëm sinjifikative: “Jam këtu për të mirëpritur kryeministrin hungarez, i cili na ka dhënë mbështetje për vendin” – duke e shpallur pra Orbanin problematik si aleatin e vetëm ndërkombëtar të tij. Edhe Nemeth nga ana e tij, një politikan me karrierë të gjatë në politikën hungareze tha në çadër se fliste në emër të kryeministrit Viktor Orban dhe se Budapesti përshëndet qëndresën 76 ditore të qytetarëve shqiptarë për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Por duke pretenduar se ai përveç qeverisë së tij përfaqësonte dhe BE-në, akuzoi me gjuhën e Bashës ndërkombëtarët e tjerë duke i cilësuar “të korruptuar”.

“Ju keni miq në Europë, nuk jeni të vetëm. Dua t’ju uroj për qëndresën tuaj 76 ditore. Kjo vërteton se ju keni arritur një agim të ri. Është e njëjta luftë që edhe ne e kemi bërë, ashtu siç kemi luftuar komunizmin me Viktor Orban dhe Sali Berishën. Nuk ka qenë e lehtë për fitorja ishte e jashtëzakonshme. Interferenca e të huajve është një lloj korrupsioni në Europën lindore. Ne nuk duam të shohim në Europë një narkoshtet. Ne do të t’ju mbështesim në luftën tuaj për zgjedhje të lira e të ndershme. Jam i bindur se ju do e fitoni këtë betejë, sepse e shkuara jonë është e përbashkët dhe e ardhmja jonë është e përbashkët në BE”, u shpreh Zsolt Nemeth.

Sjellja e PD-së në dy muajt e fundit i ngjan shumë sjelljes së simotrës së saj në pushtet në Hungari, veçse ndryshe nga Orban, Basha akoma nuk e ka shfaqur hapur mbështetjen ruse pas tij në këtë rrugëtim. Gjithashtu ashtu si partia e Orban edhe PD-ja i ka zemëruar simotrat e tyre europiane në PPE, deri aty sa kreu i PPE-ve Josef  Daul arrin të bëjë video-konferencë me grupin e PD-së për t’i kërkuar hyrjen në zgjedhje dhe hyrjen në parlament. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Të akuzuarit e Speciales: Trendafilova s’jep emra, thotë se duhet të ketë kujdes në mbrojtjen e dëshmitarëve

Të akuzuarit e Speciales: Trendafilova s’jep emra, thotë se duhet të ketë kujdes në mbrojtjen e dëshmitarëve

Transseksualiteti politik i LSI-së: larg Ramës dhe afër çadrës për statusin e “krizës”

Transseksualiteti politik i LSI-së: larg Ramës dhe afër çadrës për statusin e “krizës”

Receta e bukës që parandalon diabetin dhe kolesterolin e lartë

Receta e bukës që parandalon diabetin dhe kolesterolin e lartë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni