Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Skenarët, a ka mundësi opozita të bllokojë zgjedhjen e Gramoz Ruçit si kryetar të Kuvendit…

by te Sheshi
03/09/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Skenarët, a ka mundësi opozita të bllokojë zgjedhjen e Gramoz Ruçit si kryetar të Kuvendit…

Nga Gjergji Koja

Gramoz Ruçi, një ndër politikanët më të vjetër në Shqipëri, jo për shkak të moshës, por mandateve si deputet, është kandidatura zyrtare e Partisë Socialiste për postin e kryeparlamentarit, ose ndryshe nr 2 të shtetit shqiptar.

Ruçi, ish-ministër i brendshëm në 1991, në kohën e qeverisë jetëshkurtër të ish-kryeministrit Fatos Nano, por një nga figurat kryesore të PS-së që nga momenti që ajo ndryshoi emrin nga PPSH, kontestohet fort nga opozita.

Bashkë me Fatmir Xhafajn, i propozuar për postin e ministrit të Brendshëm në qeverinë “Rama2”, Ruçi duket se do të jetë në qendër të debatit në Kuvend, edhe pse rregullorja e Parlamentit shqiptar parashikon zgjedhje pa debate në rastin e kreut të legjislativit shqiptar.

Në nenin 6, rregullorja e Kuvendit, thotë se propozimi për kandidaturën e kryetarit bëhet nga jo më pak se 15 deputetë, ndërsa ai zgjidhet me votim të fshehtë, me shumicë të thjeshtë, në prani të më shumë se gjysmës së anëtarëve të gjithë Parlamentit.

Kjo do të thotë se për zgjedhjen e kryeparlamentarit do të mjaftonin edhe 36 vota, nëse në sallën e Kuvendit do të ishin 71 deputetë, nga 140 të tillë që ka Kuvendi i Shqipërisë.

Referuar rregullores dhe zbatimit të saj pikë për pikë, praktikisht zgjedhja e kryetarit të Kuvendit mund të realizohet nga çdo shumicë parlamentare, në rastin konkret PS, e cila zotëron 74 mandate, pa përfshirë këtu votat e PDIU-së apo socialdemokratin Tom Doshi.

Pavarësisht paralajmërimeve të opozitës për të bllokuar zgjedhjen, të cilat janë bërë nga disa figura periferike të saj, pasi ende nuk ka një vendim zyrtar, praktikisht nuk ka asnjë shans që PD dhe aleatët, bashkë me LSI-së, të mund të bllokojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Ditët e fundit është hedhur idea për organizimin e protestave, ndoshta duke bllokuar hyrjen e Kuvendit, por propozimi ka dalë nga të rinjtë e PD-së.

Kreu demokrat Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha, dy figurat kryesore të demokratëve, veç akuzave politike të artikuluara në drejtim të Ruçit dhe Xhafajt, nuk kanë folur për skenarë apo veprime që do të mund të shkaktonin probleme apo të krijonin situata të ngjashme si ajo në Maqedoni kur u sulmua Parlamenti, apo në Kosovë që koalicioni PAN nuk ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

Praktikisht në Shqipëri, mazhoranca ka votat për të zgjedhur jo vetëm kryeparlamentarin, që sipas rregullores mund të marrë edhe një minimum votash, por edhe të votëbesojë qeverinë.

E vetmja pikëpyetje që mbetet për t´u parë është sesa vota do të marrë Gramoz Ruçi, do të arrijë të sigurojë mbështetje edhe përtej 74 deputetëve socialistë, për t´u konsideruar edhe moralisht një kryetar  që përfaqëson më tepër se një grup parlamentar apo jo?

Referuar eksperiencës së gjatë në jetën parlamentare dhe politike të vendit, nuk është çudi që Ruçi si individ, të marrë edhe votat e kolegëve të tij në opozitë. Ndoshta një pakice të tyre, por që mund të krijojë përshtjellime se nga rradhët e kujt janë, demokratëve, LSI apo partive të vogla që u përfshinë në listat e kandidatëve për deputetë të PD-së.

Nëse do të marrim të mirëqënë që pro Ruçit do të votojnë 74 deputetët e PS, 3 të PDIU dhe Tom Doshi, atëherë çdo votë mbi 78 i përket rradhëve të opozitës PD dhe LSI. Fakt është që kandidatura e propozuar nga PS, pavarësisht etiketimeve politike, ka ditur të ruajë marrëdhënie njerëzore me shumicën e kolegëve të tij në 27 vitet e plularizmit shqiptar.

Ai nuk është shquar asnjëherë për konflikte në Kuvend, ka qenë pjesë e negocimeve politike në kohë të ndryshme, madje edhe në momentet kritike në raportet PD-PS, duke luajtur rolin e një babaxhani, pavarësisht historisë politike të para ´90 apo qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 31 marit 1991.

Referuar kësaj Ruçi ka shanse që “të rrëmbejë” deputetë të opozitës pro kandidaturës së tij, vota të cilat për disa seanca mund të shkaktonin batuta nga mazhoranca në drejtim të opozitës.

Dhe për të shmangur çdo dyshim, PD i mbetet që në seancën e votimit të kryetarit të Kuvendit të bojkotojë, duke hequr të paktën dyshimet që vota qëmund të rrjedhin nga LSI pro kandidaturës së Ruçit të mos konsiderohen si vota të demokratëve.

Ndoshta ky është i vetmi skenar që moralisht mund të përdorë opozita e drejtuar nga PD, nëse do të merret i mirëqënë fakti se palët do të respektojnë rregulloren që e kanë miratuar vetë. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Myslimanët Rohingya falin namazin e Kurban Bajramit në kampin e refugjatëve

Myslimanët Rohingya falin namazin e Kurban Bajramit në kampin e refugjatëve

Moti i keq, probleme në rrjetin energjitik: ja defektet e shkaktuara

Moti i keq, probleme në rrjetin energjitik: ja defektet e shkaktuara

Zbulimi shkencor në Greqi mund të ndryshojë teoritë mbi njerëzimin

Zbulimi shkencor në Greqi mund të ndryshojë teoritë mbi njerëzimin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni