Zyrtarët në jug të Anglisë njoftuan se situata, kur mijëra njerëz erdhën në plazhet lokale, ishte një “incident i rëndë”.
Situata në Dorset, veçanërisht në Bournemouth dhe Sandbanks, ishte e frikshme, siç dëshmohet nga pamjet e shumta.
Përkatësisht, përkundër paralajmërimit të autoriteteve për të mos ardhur këtu, zona u përmbyt me automjete, plazhistë, dhe rezultati ishte përhapja e virusit.
Policia gjithashtu gjeti shumë njerëz që fushonin ilegalisht në zonë gjatë natës.
Një ditë më pas, autoritetet hoqën 40 tonë mbeturina nga zona.
Këshilltarja Vikki Slade tha që ishte e tronditur nga skenat.
“Pas kësaj, ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç të fillojmë një përgjigje urgjente,” tha ajo.
Aktualisht, deri në gjashtë persona lejohen të mblidhen jashtë shtëpisë në Mbretërinë e Bashkuar.
Në pjesë të këtij vendi, masat do të qetësohen më tej nga 4 korriku, por media britanike paralajmërojnë se pak e më pak njerëz po ndjekin rregullat. /tesheshi.com/