Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SKANDALI/ Videoja që kapitulloi qeverinë austriake: Krejt çfarë dihet rreth saj (video)

by Te Sheshi
21/05/2019
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
SKANDALI/ Videoja që kapitulloi qeverinë austriake: Krejt çfarë dihet rreth saj (video)

Një krizë e thellë politike ka ngulfatur Austrinë që nga e premta, kur edhe u lirua videoja ku shihej njëri nga liderët e koalicionit qeverisës duke i dhënë tenderë publik biznesmenëve rus.

Tre ditë pasi shpërtheu skandali, burri që ishte në qendër të tij, zv.kancelari dhe lideri i FPO-së Heinz-Christian Strache, dha dorëheqje; Kancelari Sebastian Kurz e akuzoi partinë se po përpiqet të minoj reformat dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme; ndërkohë, ministrat e FPO-së u përgjigjën duke ofruar dorëheqje në masë.

Megjithatë, mediat gjermane që ekspozuan pamjet e videos refuzuan të tregojnë se nga u erdhi videoja. Dyshimet janë se ajo mban vulën e Jan Böhmermann, një satirist gjerman dhe prezantues i njohur televiziv, i cili kishte qenë në dijeni të videos për një kohë të gjatë.

Videoja

Ajo është liruar të premten nga mediumet gjermane “Süddeutsche Zeitung” (SZ) dhe “Spiegel” dhe flitet për një ngjarje që është zhvilluar në Ibiza të Spanjës, në verën e vitit 2017.

Në të shihet Strache dhe zyrtarë të tjerë të FPO-së, duke biseduar me një grua që besohet të jetë një trashëgimtare oligarke ruse.

Ajo tregon se planifikon të investojë 250 milion euro në Austri, ndërsa ata diskutojnë se si kjo mund t’u ndihmoj partisë së tyre të ekstremit të djathtë.

Stache sugjeron që ajo të investoj në “Kronen Zeitung”, një tabloid i kthyer në aleatin kryesor mediatik të Partisë së ekstremit të djathtë, e në kthim të këtij investimi asaj i premtohen tenderë publik.

Ata gjithashtu diskutojnë se si të mbulojnë donacionet e saj të paligjshme dhe gjithashtu për planet e Strache për të ristrukturuar transmetuesin shtetëror të vendit, ORF. Në video shpalosen planet e tyre për të ndërtuar “një peizazh mediatik si të Kryeministrit hungarez Viktor Orban”.

Reagimi i Strache-s

Në fjalimin e tij të dorëheqjes që e mbajti të shtunën në mëngjes, Strache e quajti videon “fushatë të ndyrë” kundër tij, duke pretenduar se ajo ishte pjesë e një “atentati politik të shënjestruar”.

Videoja u filmua disa muaj përpara zgjedhjeve parlamentare që sollën FPÖ-në në pushtet.

Ndonëse e xhiruar në tetor të 2017-tës, ajo u bë publike vetëm një javë përpara zgjedhjeve të Bashkimit Europian, ku partitë e ekstremit të djathtë pritet të dalin mirë.

Strache gjithashtu hodhi poshtë çdo sugjerim se ai kishte kryer krime dhe fajësoi alkoolin për sjelljen e tij atë natë.

“Ishte fjalim tipik alkoolik, dhe po, ndoshta po përpiqesha t’i bëja përshtypje asaj gruas tërheqëse”, tha ai, duke pranuar se “ishte budallallëk, papërgjegjshmëri, dhe gabim”.

Kush është Jan Böhmermann?

Böhmermann, i cili udhëheq një shfaqje satirike të quajtur “Neo Magazin Royale” në Gjermani, është një kritik i zëshëm i FPÖ-së dhe ka kritikuar planin e partisë për të dobësuar transmetuesin shtetëror të Austrisë.

Satiristi u ndjek penalisht në vitin 2016, pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kërkoi që ndaj tij të ngriheshin akuza krahas ligjit që ndalonte mediat të fyejnë një udhëheqës të huaj.

Kjo pasi Böhmermann përdorte gjuhë profane për ta përshkruar atë përmes poezive në emisionin e tij. Akuzat më vonë u hoqën dhe ligji u tërhoq.

Por komentet që ai bëri kohët e fundit kanë lënë gojëhapur. Në një video të dërguar për të garuar për çmimet ROMY, Böhmermann kërkoi falje se ai nuk mund të ishte atje për të pranuar personalisht çmimin, duke thënë se ai ishte shumë i zënë me “disa miq të biznesit në një vilë me oligarke ruse në Ibiza”.

Në prag të lëshimit të video të premten, ai gjithashtu i tha një mysafiri në shfaqje se “ka mundësi që Austria nesër të digjet”.

Agjenti i Böhmermann, Peter Burtz, i konfirmoi agjencisë gjermane të lajmeve DPA se satiristi kishte pasur njohuri për ekzistencën e videos, por mohoi se i ishte ofruar atij. Ai tha se nuk e dinte se si klienti i tij kishte pasur njohuri për pamjet. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Kështu sfidohet Trump nga Putin
Bota & Rajoni

Kështu sfidohet Trump nga Putin

04/07/2025
Next Post
Rama, mesazh Europës: dashurofshi veten, sa ç’ju dashurojmë ne juve!

Rama, mesazh Europës: dashurofshi veten, sa ç'ju dashurojmë ne juve!

Zelensky, jo si Bujar Nishani: pse jo portreti im në zyra

Zelensky, jo si Bujar Nishani: pse jo portreti im në zyra

Haradinaj te Merkel në qershor, pret një “Po” për vizat

Haradinaj te Merkel në qershor, pret një "Po" për vizat

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni