Djaloshi nën akuzë, themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, pranoi se rrjeti i tij social ka bërë gabime që çoi në abuzimin e të dhënave për miliona përdorues në funksion të një kauze politike, siç ishte zgjedhja e Trump.
Në një deklaratë, z. Zuckerberg tha se kishte ndodhur një “shkelje e besimit”, referuar rastit kur Cambridge Analytica është nën akuzë për përdorim të paautorizuar të të dhënave në emër të klientëve politikë.
Në një intervistë në CNN, Zuckerberg tha se ndihej vërtetë keq dhe u zotua të marrë masa kundër atyre që i quajti aplikacione mashtruese.
Ai premtoi se do ta bënte shumë më të vështirë për aplikacionet që të merrnin të dhënat e përdoruesit.
“Ne kemi një përgjegjësi për të mbrojtur të dhënat tuaja, dhe nëse nuk mund të bëjmë, ne nuk meritojmë t’u shërbejmë”, tha Zuckerberg. /tesheshi.com/