Gjykata e Tiranës mori parasysh ankimimin e ministrisë së Drejtësisë dhe urdhëroi Prokurorine që të regjistrojë procedimin penal për çështjen e byzylykëve elektronikë.
Vendimi vjen dy ditë pasi Prokuroria e Tiranës vendosi mosfillimin e hetimeve për skandalin e byzylykëve të mbikëqyrjes elektronike që përdoret për të dënuarit.
Një ditë më parë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj kërkoi që çështjes t’i shkohet deri në fund. Nga Korça ajo tha se ka prova për skandalin, ndaj ministria e Drejtësisë ka apeluar vendimin, duke kërkuar të shkojë përpara hetimi i kërkuar nga ministri teknik i Drejtësisë. /tesheshi.com/