Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Skandalet dhe aktakuzat ndaj mjekëve kanë humbur besimin e qytetarëve të Kosovës në sistemin shëndetësor

by te Sheshi
10/01/2017
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Skandalet dhe aktakuzat ndaj mjekëve kanë humbur besimin e qytetarëve të Kosovës në sistemin shëndetësor

Nga Bashkim Kastrati

Institucionet shëndetësore shtetërore të Kosovës nuk po arrijnë që të rimëkëmbën. Të ballafaquar me probleme nga me të ndryshmet si mungesa e barnave, aparaturave dhe kushteve tjera, këto institucione janë ballafaquar edhe me skandale të ndryshme të cilat i kanë shkaktuar punonjësit shëndetësor. Vetëm në vitin 2016 janë ngritur 63 aktakuza ndaj punonjësve shëndetësorë.

Aktakuza e ngritur nga Kryeprokurori i Shtetit, për siç thuhet, shpërdorim të detyrës dhe fondeve për pacientët, që dërgoheshin për shërim jashtë institucioneve të shëndetit publik, më saktësisht e ka detyruar Ferid Aganin që të jep dorëheqje nga Ministria e Shëndetësisë në mënyrë që t’i hapet rrugë hetimeve.

Nuk është hera e parë që ngiten aktakuza ndaj punonjësve shëndetësor. Para disa viteve janë publikuar disa përgjime kur mjekët kardiologë i dërgonin pacientët nga Klinika e Kardiologjisë (e cila funksionon në kuadër Qendrës Klinike Universitare të Kosovës – QKUK) që të operohen në zëmër në një klinikë private. Deri këtu mund të mos duket asgjë skandaloze, por hetimet kanë treguar se shumë pacientë janë dërguar për të vendosur stenda pa pasur nevojë fare për to.

SMS-të e publikuar të këtyre mjekëve kanë habitur për të keq qytetarët e Kosovës. Ata i shkruanin në SMS njëri-tjetrit se sa raste po i dërgojnë brenda ditës. Ka pasur SMS të tillë duke thënë se mezi e binda pacientin që të vendos stendë në zemër. Apo raste me skandaloze kur njëri mjek i shkruan tjetrit se sot e kam dërguar një “hat trik”, term ky që përdorët në futboll, kur një lojtar shënon tri gola brenda një ndeshje, ndërsa mjeku i tregonte kolegut se i ka bindur tre pacientë që të vendosin stenda në zemër. Kujtojmë që vendosja e një stende në zemër kushton me mijëra euro.

Këto SMS që u publikuan ishin shumë shqetësuese për faktin se vinin nga njerëz që kanë një profesion human, ndërsa johumanizmi i tyre arrinte kulmin.

Ka pasur raste kur është raportuar se disa medikamente të shtrenjta janë vjedhur në institucionet shëndetësore dhe janë shitur në sektorin privat me kostu shumë të lartë. Preportr pati raportuar për një rast të tillë në fund të vitit 2015, kur një citostatik që është blerë nga Ministria e Shëndetësisë ka përfunduar në tregon privat dhe është shitur 1600 euro. Këtë medikament pacientët e marrin pa pagesë kur gjendet në Klinikën e Onkologjisë.

Të gjitha këto skandale të cekura më lartë dhe shumë të tjera më të vogla si kryerja e shërbimeve pa rënd, në raste të caktuara sjellje jo e mirë ndaj pacientëve, kanë ndikuar që të humbet besimi ndaj institucioneve shëndetësore të Kosovës, e sidomos të nivelit terciar që është QKUK-ja.

Qytetarët që kanë mundësi financiare, nuk shkojnë në QKUK për trajtim, por ikin në sektorin privat, e ata që kanë më shumë, ikin jashtë shtetit. Vetëm shtresa e ulët e popullatës nuk kanë zgjidhje tjetër dhe shkojnë për trajtim aty.

Krijimi i një imazhi të tillë është si rezultat i disa individëve që janë bërë si “dele të zeza” brenda institucioneve shëndetësore, pasi që në QKUK ka mjek profesionistë që kanë treguar rezultate dhe korrektësi në punë. Aty janë kryer operacione të shumta kirurgjike që kanë qenë shumë të komplikuara, p.sh nga fusha e neurokirurgjisë, urologjisë apo ortopedisë. Por imazhi i keq në institucionet shëndetësore është vështirë i përmirësueshëm për faktin se ka të bëjë me shëndetin përkatësisht me jetën e qytetarëve.

Shëndetësia të pastrohet nga “kriminelët”

Arrestimi i punonjësve shëndetësor shpesh është kritikuar nga krerët e Ministrisë së Shëndetësisë se po shoqërohet nga një bujë mediale e panevojshme. Në lidhje me rastin e vitit 2016, ku akuzohen 63 punonjës shëndetësor, krerët e Ministrisë së Shëndetësisë në vazhdimësi kanë deklaruar se këto raste duhet të sqarohen sa më shpejtë dhe të vihet drejtësia në vend dhe ata që kanë bërë veprime të kundërligjshme të dënohen, ndërsa ata që nuk janë fajtorë të lirohen nga aktakuzat, pasi që mbajtja nën aktakuzë për një kohë të gjatë krijon një perceptim negativ tek qytetarët e Kosovës në raport me punonjësit shëndetësor, pra dëmton raportet mjek-pacient.

Ndërkaq qytetarët shprehen se duhet punë më e madhe dhe investime nga qeveria në mënyrë që gjendja në shëndetësi të përmirësohet.

Beqir Podrimaj thotë se ka mjekë të mirë, por se atyre duhet krijuar kushte në mënyrë që të kenë përformancë më të mirë dhe se duhet të zgjidhet më mirë çështja e punës në sektorin privat që e bëjnë mjekët.

“Kam disa përvoja me mjekë. Mendoj se problemi qëndron edhe te vullneti i mjekëve. Disi ata nuk kanë aq vullnet për punën që e bëjnë në spital. Zakonisht ngutën që t’i kryejnë pacientët sa më shpejtë dhe të shkojnë pasdite të punojnë privat. E në ordinancat e tyre të presin më mirë, bisedojnë më shumë, po i njëjti mjek është ndryshe. Mendoj që njëri nga problemet është ky që mjekëve duhet tu zgjatet orari i punës së paku deri në ora 16. Të gjitha ato lajmet e këqija që i kemi dëgjuar sigurisht që kanë ndikim, por ne që nuk kemi aq shumë para prapë aty duhet të shkojmë s’kemi zgjidhje tjetër. Imazhi dhe besimi kthehen veç me punë dhe vullnet të mirë”, thotë ai.

Ndërsa Lavdije Kurti thotë se profesioni i mjekëve është human dhe se i tillë duhet të mbetet dhe se lajmet që janë për keqpërdorimet e tyre janë shumë shqetësuese pasi që një ditë mund të jemi pacientë të këtyre mjekëve.

“Institucionet shëndetësore duhet që t’i hetojnë më shumë punëtorët e tyre (mjekët), të bëhen monitorime. Kur dëgjon se janë keqpërdorur paratë që kanë pasur të jenë në shërbim të atyre që duhej të trajtoheshin jashtë shtetit, ose kur dëgjon se stendat iu janë vendosur njerëzve pa pasur nevojë, por vetëm për t’ua marrë paratë është shumë skandaloze. Pra luhet me jetën e njerëzve për shkak të parave kjo është e tmerrshme dhe johumane. A kanë edhe ata mjekë fëmijë apo prindër?! Si ishin ndier nëse dikush ua kishte bërë të njëjtën gjë fëmijës së tyre? Kjo sigurisht qe ka krijuar mosbesim, sepse nesër nëse kam një problem, e kam të vështirë t’i besoj një mjeku, edhe pse ndoshta ai është shumë i mirë. Këto janë çështje të ndjeshme ku duhet shumë kujdes, sepse mjafton një rast që të humbet besimi i qytetarëve, sepse shëndeti nuk është lojë. Ministria duhet të angazhohet më shumë që t’i mbikëqyr mjekët.” /tesheshi.com/

Related Posts

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!
Kryesore

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Next Post
Çmimet e FIFA-s: buzëqeshja e Ranieri-t dhe dominimi i lojtarëve të Realit e Barçës

Çmimet e FIFA-s: buzëqeshja e Ranieri-t dhe dominimi i lojtarëve të Realit e Barçës

Stuhia shkatërron pemën një mijë vjeçare në Kaliforni

Stuhia shkatërron pemën një mijë vjeçare në Kaliforni

Mahmoud Abbas paralajmëron Trump-in për pasojat e zhvendosjes së ambasadës amerikane në Jerusalem

Mahmoud Abbas paralajmëron Trump-in për pasojat e zhvendosjes së ambasadës amerikane në Jerusalem

TË FUNDIT

  • Të fundit
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025
Hakan Fidan: “Më helmuan!”

Hakan Fidan: “Më helmuan!”

10/05/2025
Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni