Kryeministrja Britanike Theresa May ka pranuar dorëheqjen e Ministres së Brendshme, Amber Rudd, pas skandalit të trajtimit të emigrantëve nga Karaibet.
Skandali shpërtheu pasi e përditshmja The Guardian publikoi një investigim ku bëhej e ditur se disa emigrantë që vinin nga ish-kolonitë karaibike, ishin të privuar nga të drejtat e shtetësisë, duke i trajtuar kështu në shkelje të ligjeve dhe duke nëpërkëmbur të drejtat e njeriut.
Shumë emigrantë ishin përjashtuar nga e drejta bazë në Britaninë e Madhe siç është ajo e trajtimit shëndetësor.
/tesheshi.com/