Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për Mihal Kokëdhimën, njeriun që për ditë me radhë u bë lajm-hit në mediat shqiptare, pas përplasjes së tij të pazakontë me një grup turistësh spanjollë.
Vendimi ishte apeluar pas masës së dhënë nga gjykata, e cila renditi tre akuza ndaj Kokëdhimës: “Shkatërrim të pronës”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Kanosje”.
Paralel me lënien në burg, Mihal Kokëdhimës iu rrafshua dhe restoranti i tij “Panorama”, aty ku nisi konflikti, i cili u pasua nga skena të pazakonta si në filma.
Në reagimin e parë pas ngjarjes, kryeministri Rama paralajmëronte drejtësinë që të mos e toleronte njeriun që kish cenuar, me sjelljet e tij, imazhin e turizmit në vend. /tesheshi.com/