Numri i të vdekurve nga goditja qeveritare ndaj protestuesve në kryeqytetin e Sudanit është rritur në 108, tha të mërkurën Komiteti Qendror i Mjekëve Sudanez.
Nga viktimat ishin edhe tre persona nga e njëjta familje, ndërsa më shumë se 230 të plagosur po trajtohen në spitalet e vendit.
“Numri i vdekjeve është rritur në 108 pasi janë gjetur shumë trupa në lumin Nil”, tha Komiteti në një deklaratë. Ai vuri në dukje se ende ka shumë trupa që janë duke u tërhequr nga Nili.
Forcat qeveritare në Khartoum janë duke kryer një goditje të dhunshme që nga e hëna në mëngjes, kur ata shpërndanë protestuesit pro-demokratik që po protestonin pranë selisë ushtarake.
Gjenerali-lejtnant Mohamed Hamdan Daglo, nënkryetar i Këshillit Ushtarak Tranzitiv (TMC), ka mohuar përfshirjen e forcave ushtarake në vrasje, duke thënë se forcat e panjohura që mbanin uniforma të RSF ishin përgjegjëse për krimet në fjalë.
Sudani ka mbetur në trazira që nga 11 prilli, kur struktura ushtarake njoftoi “largimin” e presidentit Omar al-Bashir pas disa muajsh protesta kundër sundimit 30-vjeçar të tij. /tesheshi.com/