Në një bashkëbisedim me të rinj, kryedemokrati Basha tha se prej javësh nuk takohet dot me prindërit, e kjo për shkak të valës në rritje të infeksionit COVID.
“Kam një muaj e gjysmë pa i parë prindërit, më merr malli por s’mundem. Para dy ditësh kishte ditëlindjen im atë dhe s’kisha mundësi t’ja uroj nga afër. S’ka gjë më të dhimbshme se të mos i urosh për ditëlindje por i ruajmë”, u shpreh Basha, thënë këto prej tij në kontekst të akuzave ndaj qeverisë në lidhje me atë që ai pretendon se kjo e fundit s’po i përgjigjet krizës siç duhet
“Vala e dytë e infeksionit është një valë që sdo e ndalte askush por unë kam pesë javë që i bëj thirrje qeverisë të marrë masa”, tha Basha. /tesheshi.com/