Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sistemi zgjedhor shqiptar me “djallin në detaje”: Ja sekreti i formulës që përkthen votat në mandate

by te Sheshi
21/06/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Sistemi zgjedhor shqiptar me “djallin në detaje”: Ja sekreti i formulës që përkthen votat në mandate
58
SHARES

Sistemi zgjedhor që aplikon Shqipëria që prej vitit 2008 e bën të vështirë për parti jashtë koalicioneve që të nxjerrin deputetë. Ato mund të marrin dhjetra-mijëra vota në rang kombëtar por mund të mos përkthehen në mandate.

Një sistem proporcional rajonal i ndërtuar për të favorizuar koalicionit po zbatohet për herë të parë pa koalicione, por me parti që futen vetëm në zgjedhje dhe provojnë forcën në elektorat.

Instituti i Studimeve Politike që drejtohet nga politologu Afrim Krasniqi, mundohet të zbardhë “djallin që fshihet në detaje” të këtij ligji zgjedhor dhe të formulës me të cilën llogariten votat e 25 qershorit.

Duke marrë në analizë vetëm qarkun Tiranë, ky institut, ka arritur të ngrejë një skemë llogaritjeje bazuar në votat e secilës parti në zgjedhjet e mëparshme të vitit 2013 dhe si rezultat; PS-ja mund të marrë një deputet më shumë se para 4 vitesh, ndërsa PD-ja e cila i ka përfshirë në siglën e saj partitë e vogla të djathta arrin të rrisë potencialin duke i përkthyer votat në 2 mandate më shumë.

Çuditërisht, LSI qëndron në kuotën e 3 mandateve në Tiranë, ndërsa PDIU e cila është vetëm në këto zgjedhje humbet edhe atë mandat që ka arritur të marrë në 2013-ën në koalicion me PD-në.

Sipas analizës së ISP-së, asnjë nga partitë e mëdha nuk arrin dot numrin magjik të 71 mandateve.

“Mund të ndodhë që partitë e vogla të jenë përcaktuese për koalicionet post-zgjedhore pasi dy partitë e mëdha kanë pamundësi reale të fitojnë të vetme mazhorancën qeverisëse. Ekzistojnë 50% shanse që njëra nga partitë e mëdha të marrë e vetme 70 mandate, por në thelb, ato janë mandate edhe për shkak të votave të partive aleate që palët kanë përfshirë në listën e saj shumëemërore (PD) ose partive aleate që kanë rënë dakord ta delegojnë votën dhe përgjegjësinë tek partia kryesore (PS)”- thekson ISP.

Formula e votave: Çfarë ndodh në Tiranë

Loja për mandat luhet me pragun 3 për qind, prag që penalizon partitë e vogla dhe favorizon partitë e mëdha, të cilat mund të nxjerrin një mandat deputeti me më pak vota se sa partitë e vogla që garojnë vetëm.

Në zgjedhjet e 2013-ës LSI mori 3 deputetë, PDIU dhe PR nga 1 mandat. Dy të fundit përfituan nga qenia në koalicion me PD.  PDIU mori një mandat edhe pse kishte më pak vota sesa FRD, e cila për shkak se konkurroi e vetme dhe nuk kaloi pragun 3% dhe nuk mori asnjë mandat. Nëse të njëjtat vota do të përkthehen në formulën e vitit 2017 (konkurrim pa koalicione, por secili subjekt politik më vehte) atëherë kemi një shpërndarje të re të mandatave: PS merr 17, PD 13, LSI mbetet me 3, PR dhe PDIU nuk fitojnë mandat.

Nëse PDIU dhe LIBRA fitojnë mbi 14 mijë vota, atëherë ato sigurojnë automatikisht nga një mandat parlamentar, mandat që merret nga PS dhe PD, në varësi nga ndarja e votave fundore të tyre.

Formula e llogaritjes: Shifrat e partive pjesëtohen me numrin e mandateve derisa arrihet mandati i fundit parlamentar, numri 34 në Tiranë. E njëjta logjikë vlen edhe në qarqet e tjera. Formula është penalizuese për partitë e reja dhe partitë e vogla politike dhe është e favorshme për dy partitë e mëdha politike. Votat e humbura (nën 3%) të partive të tjera de facto përkthehen në mandate për dy partitë e mëdha, kryesisht për shkak të uljes së numrit të votave të vlefshme në kalkulim dhe koeficientit të lartë të tyre.

“Partitë e treta dhe të vogla politike duhet të shfrytëzojnë kohën në dispozicion për të maksimaluzuar shanset për mandat në qarqet ku kanë koeficient të lartë votash dhe kanë shanse për mandat. Votat kombëtare janë kujtim personal dhe i vlejnë historikut të zgjedhjeve, kurse mandatet parlamentare përkthehen në fuqi politike, mandat qeverisës dhe rol aktiv në vendimmarrjen politike”- rekomandon ISP.

Partitë do të duhet ta analizojnë e kalkulojnë formulën e përkthimit të votave në mandate.

Kjo formulë ka treguar se mijëra vota mund të shkojnë dëm pa arritur të sjellin përfaqësim në Kuvend, pasi edhe kur një parti fiton 3-5% të votave në nivel kombëtar, nuk fiton asnjë mandat deputeti. E kundërta, mund të ndodhë që një parti të fitojë 0.4% të votave kombëtare por mund të fitojë mandat parlamentar, siç ndodhi realisht me PKD më 2013 ose me 0.8% siç ndodhi me PBDNJ më 2013. Një parti mund të fitojë votat kombëtare, por mund të mos jetë partia më me shumë mandate parlamentare (më 2009 PS kishte 10 mijë vota më shumë se PD, por kishte 3 mandate më pak sesa PD, partia e dytë politike në votat proporcionale)./tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Nyja gordiane CEZ-DIA alarmon Brukselin: zbulohen gjurmë pastrim parash në transaksionet shtetërore

Nyja gordiane CEZ-DIA alarmon Brukselin: zbulohen gjurmë pastrim parash në transaksionet shtetërore

Në sitë pasuritë e 886 zyrtarëve, mes tyre dhe ajo e Kadri Veselit e Shpend Ahmetit

Në sitë pasuritë e 886 zyrtarëve, mes tyre dhe ajo e Kadri Veselit e Shpend Ahmetit

Tre arsyet pse disa njerëz janë shënjestër për mushkonjat

Tre arsyet pse disa njerëz janë shënjestër për mushkonjat

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni