Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sinjali i administratës Trump në zgjatjen e mandatit për Donald Lu-në dhe mesazhi i fortë në Portokalli (Video)

by te Sheshi
08/05/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Sinjali i administratës Trump në zgjatjen e mandatit për Donald Lu-në dhe mesazhi i fortë në Portokalli (Video)

Spektakli humoristik “Portokalli”  ka qenë i mbushur kësaj jave me lajme të forta politike, të cilat “çuditërisht” nuk u komentuan në media as të nesërmen e as sot.

Analistët tanë, të cilëve nuk u shpëton një deklaratë qoftë edhe nga një politikan periferik nga vendet anëtare të BE-së apo edhe nga SHBA, nuk ka thënë asnjë fjalë dhe shkruar asnjë rresht për lajmin kryesor të kësaj jave.

Pra: Ambasadori Donald Lu do të qëndrojë në Shqipëri si ambassador deri në vitin 2019.

Departamenti i Shtetit, pra administrata e Donald Trump, i ka zgjatur mandatin duke dhënë një mesazh të prerë e të qartë.

Ka qenë vetë ambasadori, Lu, i cili ka bërë një shfaqe të pazakontë për profilin që ai ka krijuar në Tiranë për mbi 3 vjet si kryediplomat i Uashingtonit.

Lu, është shfaqur në portokalli, së bashku me aktorët që imitojnë politikanët kryesorë në vend, duke shpallur lajmin se “do të qëndroj në Tiranë deri sa të çojmë  para drejtësisë të korruptuarit”.

Skeçi i Portokallisë së kësaj jave nuk duket se ishte thjesht një fabul komike, por ai përbënte një metaforë reale të asaj që Donald Lu-ja personazhi real i skeçit donte të përcillte.

Fraza e Lu-së ishte lapidare kur personazhit të Edi Ramës në show-un komik ai i bëri thirrje: “Ndaje mendjen do shkosh këndej apo andej”.

Kush ka mend në kokë e kuptoi qartë, prerë dhe saktë mesazhin e qeverisë së Donald Trump-it, e cila sapo i ka zgjatur mandatin ambasadorit të saj në Tiranë.

Po ç’ndodhi në Portokalli?

Shkurt, skena politike shqiptare ishte ilustruar si një lloj pazari rruge ku: Sali Berisha, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi e Edi Rama(natyrisht aktorët që i imitonin)

po shisnin “mallin” e tyre.

Tezgat e Berishës, Bashës dhe Kryemadhit ishin të ngjitura me njëra-tjetrën.

Ajo e Edi Ramës ishte në mes, paksa e distancuar dhe djathtas fare ishte Donald Lu, ambasadori amerikan, po i vërteti ama.

Në skenarin e skeçit, Edi Rama që ishte në mes, lëvizte herë këndej e herë andej, ndërsa Donald Lu-ja, jo personazhi, por ambasadori i SHBA-së në Tiranë i tha prerë e qartë personazhit “Rama”: “Ndaje mendjen ku do të rrish, andej apo këtej”. Dhe ja tha shqip!

Mesazh më i qartë nuk ka pasur ndonjëherë.

Prej më shumë se një viti, qarqe të ndryshme në vend, duke e analizuar fenomenin “Donald Lu” e kanë pikturuar gjithnjë si “zë personal”, “investim i Soros”, jo i Donald Trump.

Kur Departamenti i Shtetit, një vit më parë tha qartë e prerë se ambasadori Lu përfaqëson politikën e qeverisë amerikane, këto zëra heshtën disi, por vazhduan akuzat për “lidhje me Soros”.

Mirëpo këto zëra u riaktivizuan sërish, kur Donald Trump shkarkoi Rex Tillerson dhe emëroi Mike Pompeon si Sekretar Shteti.

Qarqe pranë opozitës e komentuan këtë lëvizje si një goditje ndaj politikës tradicionale dhe emërimit të një “skifteri të vërtetë konservator”.

Ishte një analizë me mide, pasi nëse mund ta përdorësh termin anti-establishment ishte pikërisht ish-sekretari Tillerson,  i cili vinte direkt nga biznesi dhe jo nga politika tradicionale.

Sekretari Pompeo është një politikan “rrace” në SHBA. Republikan i bindur, ai përfaqëson njeriun e institucioneve dhe këtë e tregoi edhe kur drejtoi CIA-n, të cilën nuk e preku me lëvizje kuadrosh, edhe pse komuniteti i inteligjencës ka pasur e ka mjaft divergjenca me ekipin e Trump.

Mike Pompeo ka qenë përpara se Trump të bëhet President, anëtar i Kongresit përfaqësues i Kansas-City dhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Inteligjencën.

Pra një shef i shërbimeve në Kongres.

Pompeo rrjedh nga një familje me origjinë italiane nga provica e Pescara-s, fare pranë brigjeve shqiptare.

Një tregues që ndjeshmëria dhe njohuria për rajonin e Mesdheut ka gjasa të jetë më e rritur se paraardhësi i tij.

Që do të thotë se ai është një “atlantist” i bindur dhe këtë e tregoi menjëherë sapo nisi punën në DASH, ku shpejtoi hapat për të normalizuar marrëdhëniet me Turqinë, një aleat i rëndësishëm në NATO.

Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe në sinjalin drejtuar Ballkanit, pasi Pompeo në krye të CIA-s, vazhdoi përpikmërisht planin e Brenann kundër influencës ruse në rajon.

Ishte Pompeo drejtor i CIA-s, kur në Shkup u zhvillua ndoshta një nga përplasjet më të mëdha të shërbimeve sekrete që nga koha e Berlinit të ndarë.

Bëhet fjalë për rrahjen e Zijadin Selës dhe Zoran Zaevit në prillin 2017.

Ndaj edhe konfirmimi i zgjatjes së mandatit për Donald Lu-në është pjesë e këtij angazhimi, që tashmë nuk ka dilema se është angazhim permanent i Uashingtonit në Tiranë.

Menjëherë pas asaj performance të Donald Lu-së në Portokalli, që ishte shumë e qartë dhe që gjykuar nga duartrokitjet, pati një përkrahje shumë të madhe nga publiku në sallë(në Portokalli nuk shkojnë njerëz me 5 mijë lekë, por ai që do dhe që e paguan biletën), një zë nga opinion publik doli për të sulmuar vettingun si një lëvizje që nuk sjell asgjë.

Është Anti Bushati, kritik i ashpër i Edi Ramës, por edhe kritik i fortë me dyshen e ambasadorëve Lu-Vlahutin.

Bushati shkruante i shqetësuar në përkrahjen popullore për largimin e të korruptuarve nga drejtësia.

Bushati, i cili sulmonte ashpër Donald Lu-në shkruan se

“Fatëkeqësisht, ashtu siç ka ndodhur edhe më parë, në Shqipëri, po triumfon gjuetia e shtrigave ndaj të djeshmes, përpara preokupimit për të nesërmen.

Dhe ky është sinjali që duhet të n’a shqetësojë.

Sepse as deklamimet e diplomatëve edhe qeveritarëve  as enumeracioni që ata i bëjë kokave të prera deri më tani, nuk janë një garanci për të ardhmen.

Në të kundërtën, ato mund të jenë spektakli zhurmëmadh që na pengon t’i shohim rreziqet e saj”.

A është vetting-u një “gjueti shtrigash”?

Që është një proces drakonian, nuk ka dyshim, pasi vë në sitë çdo lek të shpenzuar nga njerëzit e gjyqësorit, duke e gjykuar ashpër.

Por që të jetë gjueti shtrigash, duket fjalë shumë e madhe për tu thënë, ngaqë rregullat e miratuara për vettingun janë për të gjithë njësoj e jo selektive.

Madje, vlerësimi në fillim ka nisur me të mëdhenjtë e drejtësisë, e më pas me gjyqtarët e thjeshtë…

/tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Një nga vendet më të bukura në botë, Mali Ylber rrezikon të shkatërrohet

Një nga vendet më të bukura në botë, Mali Ylber rrezikon të shkatërrohet

Këshilltarët e tre bashkive të Verilindjes, letër Metës: Liro nga burgu 4 kuksianët e arrestuar për “Rrugën e Kombit”

Këshilltarët e tre bashkive të Verilindjes, letër Metës: Liro nga burgu 4 kuksianët e arrestuar për “Rrugën e Kombit”

Ministrja e drejtësisë sulmon organin që drejton Ilir Meta: Po mbron të korruptuarit!

Ministrja e drejtësisë sulmon organin që drejton Ilir Meta: Po mbron të korruptuarit!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni