Pas përplasjeve të gjata ka nisur një sinjal shkrirjeje mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut, që është mesazh se përplasja nuk është alternativë.
Korea e Jugut ka ftuar një delegacion nga Veriu për të diskutuar mbi pjesmarrjen e Phenianit në Olimpiadën Dimërore që do të zhvillohet në Korenë e Jugut.
Ky sinjal ishte në fakt përgjigja ndaj mesazhit për hapje që u dha nga Kim Jong-un, në fjalimin me rastin e vitit të ri.
Takimi në mes dy delegacioneve do të zhvillohet në qytetin e Panmunjom. /tesheshi.com/