Nuk janë vetëm shqiptarët e Maqedonisë ata të cilët po shprehin pakënaqësitë ndaj pushtetit VMRO-BDI. Kundër këtij regjimi dhe në përkrahje të popullit shqiptar në Maqedoni, gjegjësisht të Lëvizjes Besa, gjatë ditës së sotme janë paraqitur edhe aktivistë të kësaj partie nga Berlini i Gjermanisë.
“Ata në formë të organizuar kanë organizuar protestë para ambasadës së Maqedonisë në Berlin, me ç’rast kanë shpalosur edhe pankarta si VMRO + BDI = Ju të gjithë jeni një! VMRO + BDI = RUSI!, etj. #ProtestojShqip”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.
Ashtu siç ka mësuar portali tesheshi.com nga burime të afërta me Këshillin Opozitar, pritet përkrahje e madhe nga mërgimtarët shqiptarë edhe për protestën e 9 majit.
Kjo protestë sipas tyre do të shënohet me rastin e ditës së Europës dhe përvjetorin e ngjarjes së Kumanovës në Lagjen e Trimave, edhe atë nën moton “Dita-D”(Drejtësi, Dinjitet dhe Demokraci). /tesheshi.com/