Simpatizantët e VMRO-DPMNE-së, partisë që morri një shumicë tejet të brishtë nga zgjedhjet e fundit, e që për kërë arsye frikësohen se humbin dhe ndonjë deputet nga proceset ankimore, gjë që i ka detyruar të qëndrojnë tre ditë rresht para KZSH-së, kanë dalë me një parullë ku shprehin dashuri ndaj presidentit të posazgjedhur, Donald Trump.
“We love Donald Trump”, shkruhet aty, ndërkohë që në një tjetër shprehen kundër ambasadorit amerikan në vend, Xhes Bejli. VMRO-DPMNE në Maqedoni nuk njihet si parti pro-perëndimore, dhe parrullat e sotme kundërthënëse e shprehin më së miri këtë.
Ka tre ditë që në Komisionin Shtetëror Zgjerdhor në Shkup, ka nisur procesi i ankimimit, ku po trajtohen rastet e paraqitura nga LSDM dhe BESA.
Fakti që rezultati i brishtë nuk jep mundësinë VMRO-së ta vijojë me siguri të plotë qeverisjen, pra të qëndruarit në pushtet, i bën militantët e saj që të sillen në një mënyrë të pazakontë dhe plot nervozizëm. /tesheshi.com/