Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sikur: një fat ndryshe për ish-vilën e Enverit dhe ish-të përndjekurit politikë

by te Sheshi
25/01/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Sikur: një fat ndryshe për ish-vilën e Enverit dhe ish-të përndjekurit politikë

Si do i përgjigjeshim pyetjes së cila është ajo gjë e mençur që është bërë përgjatë 25 viteve në Shqipëri? Jo në planin individual, por në atë kolektiv. Pra, ç’është ajo që për të cilën të mund të krenohet edhe politika, por dhe masa e popullit, e cila të sheh tek ajo reflektimin e një talenti mbarëshoqëror? Sheh tek ajo mençurinë, vizionin, aftësinë praktike? E pra vështirë të gjendet një, një dhe vetëm një.

Nëse do pyetej një komunist, ithtar apo vendimarrës në atë sistem, për të njëjtën gjë për kohën e vet, ai do e kishte gojën plot për të përmendur çrrënjosjen e analfabetizmit në pak vite, arsimimin, elektrifikimin, ndërtimin e një rrjeti të madh hidroçentralesh, tharrjen e kënetave, socializimin e jetës deri në majë të malit etj., që vetëm kundrapesha e elementit diktatorial dhe ajo e mungesës së lirisë mund t’i venisë e t’i destruktojë, por ja që ai e ka gjithsesi si lëndë për të rrahur gjoksin.

Dhe në raport me këto 25 vite, ai ka deri diku legjitimitetin që të të përqeshë, pasi dhe në shifra viktimash njëzetepesëshja postkomunisto-“demokratike”, ja kanë kaluar disafish pesëdhjetëshit komunist.

Pra, bilanci dhe përfundimi i kësaj analize krahasuese është aq i dhimbshëm, sa i vetmi ngushëllim në këtë rast është teoria me elementë konspirativë se dhe kjo, epoka tjetër, produkt i kamufluar i atyre është, i komunistëve.

Vërtet që problemet në çdo fushë kanë qenë të kokolepsura, por si mundet që vit pas viti ato janë kokolepsur dhe më keq, derisa sot vështirë t’u gjendet një zgjidhje.

Mjaft të përmendet çështja e pronave, ajo që e mban peng këtë vend dhe që çuditërisht nuk renditet si pikë e parë e programit të çdo qeverisjeje; një simbolikë e trishtë që të jep të kuptuar se sa miopë janë në vizionin e tyre qeverisës, nëse vërtet kanë ndonjë vullnet pozitiv për t’i mbarësuar punët e këtij vendi.

Dhe po marrim një çështje tjetër të mprehtë: dëmshpërblimin e të përndjekurve politike, e cila është ndër sagat sociale më tragjike të 25 viteve.

Si do ishte zgjidhur çështja e tyre nëse në krye të këtij vendi do kishin qenë vërtet njerëz të mençur, të zhdërvjellët, vizionarë, atdhetarë mbi të gjitha?

Shumë thjesht. Vëreni me kujdes vilën e ish-dikatorit Enver Hoxha në ish-bllokun e udhëheqjes komuniste. Çerek shekulli që rri kot. Fare mirë, ajo mund të ishte shfrytëzuar, mund të kapitalizohej në funksion të një interesi të caktuar duke përfituar dhe nga simbolika e fuqishme që bart.

Aty fare mirë mund të bëhej muzeu i komunizmit shqiptar. Dhe ky muze, t`u jepej nën administrim vetë të përndjekurve, që nëpërmjet një stafi njerëzish të aftë ta menaxhonin atë dhe të ardhurat e saj. Dhe me këto të fundit, të dëmshpërbleheshin vit pas viti ata vetë, të përndjekurit pra. Në hyrje të muzeut duhej theksuar dhe ky fakt, që çdo e ardhur shkonte për ta. Dhe në rrafshin e promocionit, vetë kjo ngjizje e rrallë, kjo formë e zgjedhur, ku të përndjekurit e komunizmit dëmshpërbleheshin nga vetë komunizmi, me në qendër ish-vilën e diktatorit, do kishte patur një efekt mjaft tërheqës në tregun botëror të turizmit.

Por dilema nuk është për shtetin, për politikën, për qeverisjet që kurrë nuk ideuan një skemë se si mund të zgjidhej çështja e dëmshpërblimit të kësaj shtrese; por është për vetë përfaqsuesit e kësaj shtrese të cilët kaluan 25 vjet duke u ankuar, por kurrë nuk ofruan një zgjidhje të mençur, që më pas të lobonin për t`ja arritur.

Ka ndodhur kështu sepse e tillë është mendësia jonë (e mbrashtë) shoqërore: të gjithë ankohemi, të gjthë akuzojmë, pa mundur kurrë të japin në ofertë, një zgjidhje.

Ne jemi njerëzit e trafikut, ku çdokush shan njëri –tjetrin nga pozicioni ku ndodhet – në makinë, motor, biçikletë, duke ecur si këmbësor – pa e kuptuar se në fund ka sharë veten! /tesheshi.com/                                                               

Related Posts

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut
Sociale & Shoqëri

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?
Sociale & Shoqëri

Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?

13/05/2025
Next Post
Reforma në drejtësi?! PD dhe LSI caktojnë axhendën  për reformën zgjedhore

Reforma në drejtësi?! PD dhe LSI caktojnë axhendën për reformën zgjedhore

Kemi hyrë në një epokë të re gjeologjike: plastika tashmë ka ndotur çdo cep të tokës

Kemi hyrë në një epokë të re gjeologjike: plastika tashmë ka ndotur çdo cep të tokës

Maqedoni: Gruevksi tremb prokuroren speciale, Janeva kërkon siguri shtesë

Maqedoni: Gruevksi tremb prokuroren speciale, Janeva kërkon siguri shtesë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni