Të paktën deri me 6 nëntor, Kuvendi i Kosovës do funksionojë normalisht. Pra, pa gaz lotsjellës e trazira të tjera. Eshtë dashur ndërhyrja e ndërkombëtarëve që të ndodhë kjo, të vijë ky sihariq. Dhe konkretisht e presidentit austriak, Hienz Fischer, i cili arriti të bëjë bashkë pozitën dhe opozitën kosovare.
Kryekuvendari Kadri Vesli, pas takimit të Kryesisë ka bërë të ditur se të hënën me 2 nëntor do të mbahet seanca plenare ku do të votohet Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, dhe për shkak të rëndësisë që ka ratifikimi i MSA-së, është shtyrë seanca e rregullt e paraparë të mbahet të hënën.
Prezencën e saj në seancën për MSA-në e ka konfirmuar edhe opozita.
Veseli po ashtu ka paralajmëruar se me 6 nëntor komisionari për zgjerim i BE-së, Johanes Hahn, do t’u drejtohet deputetëve të Kuvendit me një fjalim.
Megjithatë, kryetari i Vetëvendosje-s, Visar Ymeri, ka paralajmëruar sërish bllokadë në seancat e ardhshme të Kuvendit, pavarësisht se presidentja Jahjaga do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar interpretim për krijimin e Asociacionit të Komunave. /tesheshi.com/