Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Siguria e Ballkanit, jo vetëm çështje e Evropës

Ngërçet ballkanike, Moska dhe mbështetësit e saj mund të minojnë paqen dhe sigurinë rajonale

by te Sheshi
03/11/2021
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
Siguria e Ballkanit, jo vetëm çështje e Evropës

© Getty Images

Nga Stephen Blank

Sot dëgjojmë shumë për autonominë europiane, megjithëse përkufizimi i saj i saktë mbetet i pakapshëm. Siç na kujton Bismarku, Europa, të paktën politikisht, mbetet thjesht një nocion gjeografik, asgjë më shumë. Për më tepër, organizatat që pretendojnë se flasin në emër të Europës, si Bashkimi Europian (BE), janë një spektakël i vazhdueshëm dështimi, paaftësie, pavendosmërie dhe mosveprimi. 

Duket qartë se politika energjitike e BE-së ka dështuar. Ajo nuk ka asnjë plan për sfidën e emigracionit dhe po lufton me anëtarët e vet, të cilët po shfaqin gjithnjë e më shumë deficit demokratik në qeverisjen e tyre.  Brukseli nuk ka asnjë plan as se si t’i kundërshtojë sfidat e shumta të Rusisë, sidomos në Ukrainë, ku pavarësisht deklaratave nga nivelet më të larta se Ukraina nuk ka të drejtë apo bazë për një ekzistencë të pavarur, ajo vazhdon përpjekjet për ta angazhuar Moskën në çështje dhe bisedime diplomatike të keqkuptuara dhe të kota për Ukrainën bazuar mbi formula të vjetruara. 

Dështimet e BE-së përfshijnë gjithashtu atë që është ndoshta çështja më urgjente për sigurinë europiane dhe ajo që mund të ndezë lehtësisht një raund tjetër konflikti, përkatësisht tensionet serbo-kosovare dhe tensionet e pazgjidhura boshnjake. Këto çështje janë pjesë e një mozaiku më të madh të çështjeve të pazgjidhura ballkanike që i ofrojnë Moskës dhe mbështetësve të saj shanset për të minuar paqen dhe sigurinë rajonale. 

Por përveç shekujve të nxitjes së intrigave ballkanike nga ana e Moskës, dështimi i BE-së dhe neglizhenca e përbashkët amerikano-europiane gjithashtu nxit aktorët lokalë që të ndërmarrin veprime të njëanshme dhe të nxisin kriza të reja etno-fetare. Rreziku këtu qëndron në faktin se historia 300-vjeçare europiane tregon se krizat dhe konfliktet ballkanike rrezikojnë në mënyrë të pashmangshme të gjithë sistemin shtetëror europian. Është po aq e vërtetë se pezullimi ose zgjidhja e këtyre krizave të mundshme ndodh vetëm kur qeveritë ose institucionet kryesore europiane marrin drejtimin në menaxhimin ose zgjidhjen e tyre. Sapo këto institucione të fillojnë ta neglizhojnë Ballkanin ose të shmangin përgjegjësitë e tyre, ata ose hapin pa dashje kutinë e Pandorës ose lejojnë aktorët vendas që kërkojnë ta bëjnë këtë me pasoja tashmë të njohura për rajonin dhe kontinentin. 

Kështu, kriza e fundit midis Beogradit dhe Prishtinës, e shkaktuar nga përplasja për një çështje në dukje të parëndësishme si ajo e targave, nxjerr në pah dështimin e vazhdueshëm të Brukselit në Ballkan dhe nevojën urgjente për një prani të fuqishme diplomatike të SHBA-ve aty. Ky angazhim është thelbësor për të parandaluar që aktorët vendas t’i nënshtrohen tundimit për të nxitur kriza të reja, si p.sh. kriza e fundit e targave.

Kjo krizë, ndoshta jo krejt rastësisht, u materializua pak para zgjedhjeve lokale në Kosovë, kur autoritetet në Prishtinë vendosën në mënyrë të njëanshme një politikë të re të targave që prek pakicën serbe atje, me sa duket për të mobilizuar bazën e tyre mbështetëse për ato zgjedhje. 

Një ngacmim i tillë i pasioneve etnike vetëm i sjell përfitime Moskës dhe në fund dëmton interesat e Prishtinës. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, e vlerësoi saktë këtë krizë kur tha se “veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme”. Në të vërtetë, as Prishtina dhe as Beogradi nuk mund të ndryshojnë në mënyrë të njëanshme status quo-në. Pra, nëse Prishtina dëshiron të avancojë statusin e saj ndërkombëtar, do të duhet të pajtohet me Beogradin, pasi gjysma e botës vazhdon të mos e njohë atë dhe ta mohojë hyrjen e saj në organizatat ndërkombëtare.    

Në të njëjtën kohë, status quo-ja aktuale dhe e pazgjidhur mes Beogradit dhe Prishtinës i sjell përfitime Moskës. Rusia e përdor ndikimin e saj në mosmarrëveshjen mes dy palëve për të ruajtur varësinë serbe ndaj saj. Prandaj, vazhdimi i kësaj status quo-je është e rrezikshme për Serbinë, Kosovën dhe Ballkanin në tërësi. Kosova, e cila varet nga Perëndimi, duhet të marrë parasysh interesat perëndimore për paqen dhe sigurinë e Ballkanit përpara se të veprojë thjesht për të çuar përpara interesat e veta të ngushta. 

Kriza e njëanshme e krijuar rreth çështjes së targave ishte dritëshkurtër, duke e detyruar kështu Serbinë të varej në mbështetjen e Rusisë, duke konsoliduar kështu praninë dhe ndikimin e Rusisë në Ballkan. Ky rezultat nuk i sjell dobi Prishtinës, Europës e as SHBA-ve. Por, për të ndihmuar veten dhe Perëndimin, e për ta çliruar Serbinë, në mos të gjithë Ballkanin, nga ndikimi rus, Prishtina dhe Beogradi duhet të negociojnë bashkërisht për normalizimin e marrëdhënieve të tyre.

Mirëpo kjo do të kërkojë angazhim më të madh të SHBA-ve. Pjesëmarrja e Beogradit dhe Prishtinës në një proces diplomatik të udhëhequr nga SHBA-të (dhe të mbështetur nga BE-ja) u sjell përfitime të dyja palëve. Nëse ky projekt mund të bëjë përparim apo edhe të zgjidhë me sukses çështjet e pazgjidhura mes tyre, do t’i japë fund izolimit të tyre dhe do të lehtësojë integrimin e tyre të ndërsjellë në Europë. Nga ana tjetër, ky rezultat do t’i vendosë të dyja palët nën ombrellën e BE-së dhe NATO-s, do të përmirësojë qeverisjen e tyre demokratike, do të zvogëlojë në masë të madhe aftësinë e Rusisë për të ndërhyrë dhe korruptuar politikën e tyre dhe, më e rëndësishmja, me kalimin e kohës do të lehtësojë marrëdhëniet gjithnjë e më paqësore mes tyre. Precedenti për këtë është suksesi që Uashingtoni arriti me kalimin e kohës në reduktimin dhe zhdukjen graduale të tensioneve izraelito-arabe. 

Është e qartë se, nëse lihet vetëm në dorë të saj, BE-ja nuk mund të bëjë përparim në këto çështje shqetësuese për sigurinë e Ballkanit. Dhe dështimi i saj për të vendosur për anëtarësimin dhe për të qetësuar marrëdhëniet serbo-kosovare dhe serbo-boshnjake ofron material për mullinjtë e aktorëve lokalë dhe ata në Rusi që duan t’i përkeqësojnë tensionet.

Ky fakt e lë Uashingtonin si ndërmjetësin e vetëm të mundshëm i cili mund ta çojë këtë proces drejt përfundimit. Vetëm Uashingtoni ka fokusin e vetëm për të fituar besimin e të dyja palëve nëse vendos të udhëheqë iniciativa të reja. Dhe vetëm Uashingtoni mund të ofrojë, me mbështetjen e BE-së, atë që analistët e quajnë “përfitime anësore” për të lehtësuar zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dhe për të kapërcyer pengesat e brendshme për bisedimet e paqes.

Përndryshe, nëse ne dhe aleatët tanë thjesht e braktisim axhendën e sigurisë ballkanike për të ecur me rrymën, herët a vonë kjo rrymë do të vërshojë sërish nga shtrati i saj dhe do të rrezikojë sigurinë europiane. Nëse ne dhe aleatët tanë jemi vërtet seriozë për sigurinë dhe autonominë europiane, nuk mund të injorojmë pothuajse tre shekuj të historisë europiane. Siguria e Ballkanit është siguria e Europës dhe siguria europiane është jetike për sigurinë amerikane. Logjika e padiskutueshme e këtij këndvështrimi, e vërtetuar nga një histori tragjike, duhet të nxisë Uashingtonin që të veprojë tani, në vend që të presë për krizën e ardhshme, e cila pastaj mund të jetë e pakthyeshme. /tesheshi.com/

Stephen Blank, Ph.D., është një bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Kërkimeve të Politikës së Jashtme (FPRI). Ai është gjithashtu ish-profesor i Studimeve të Sigurisë Kombëtare Ruse dhe Çështjeve të Sigurisë Kombëtare në Institutin e Studimeve Strategjike të Kolegjit të Luftës së Ushtrisë Amerikane. Blank është konsulent i pavarur i fokusuar në gjeopolitikën dhe gjeostrategjinë e ish-Bashkimit Sovjetik, Rusisë dhe Euroazisë.

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Si e sulmoi Berisha një “analist musliman” me dy gënjeshtra ashiqare

Si e sulmoi Berisha një “analist musliman” me dy gënjeshtra ashiqare

“Shamia”: tërbim francez nga një fushatë europiane

“Shamia”: tërbim francez nga një fushatë europiane

Masat e reja të Greqisë: “pa mëshirë” me të pavaksinuarit

Masat e reja të Greqisë: “pa mëshirë” me të pavaksinuarit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni