Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Si u shndërrua Reali në macen e zezë të Atletikos: Madridi i ndarë mes haresë dhe lotëve

by Te Sheshi
29/05/2016
in Kryesore, Sport
Reading Time: 3 mins read
A A
Si u shndërrua Reali në macen e zezë të Atletikos: Madridi i ndarë mes haresë dhe lotëve

Nga Bujar M. Hoxha

Mund të fitojë Atletiko ndaj Barcelonës? Mundet!

Mund të fitojë Atletiko ndaj Bajernit të Mynihut? Mundet!

Mund ta fitojë Atletiko Champions League-n me Realin në finale? Kurrë!

Ky është rasti tipik kur komshiu të kthehet në armik, në makth, në depresionues, në varrosës objektivash, në nxitës të shpërthimit të lotëve.

Vërtet, bëhet fjalë vetëm për futboll, ama dhe futbolli është përjetim, emocion, ankth, jo thjesht një top në rrjetë!

“Fati është fat, dhe ai nuk ishte në anën tonë.” Kaq i mbetej për të thënë Diego Simeone-s, të palëkundurit që mbrëmë është parë për herë të parë të bjerë në gjunjë, i pafuqishëm para asaj që i kishin parë sytë.

Prandaj Madridi është i ndarë prej mesnatës së mbrëmshme: njëra pjesë qan, tjetra qesh e feston!

Dihej që kështu do të ngjiste që prej ditës kur Reali dhe Atletiko u përcaktuan si finalistët e Champions League-s. Por askush nuk e dinte se të qeshurit do të ishin përsëri të njëjtët, siç kishte ndodhur këtu e dy vite të shkuara, ashtu siç do të ishin të njëjtë lotuesit.

Reali do ta kishte rrugëtimin më të lehtë në fazën finale të aktivitetit, ndryshe Atletikos, që me shpirt ndër dhëmbë do t’i kalonte kundërshtarët.

Rivalët e Realit të bëjnë për të qeshur: Volfsburgu në çerekfinale, edhe pse do të fitonte në ndeshjen e parë, Mançester Siti në gjysmëfinale. Gjermanët ia dalin sidoqoftë të ndjellin frikë te madrilenët. Anglezët ia dalin t’i vënë në gjumë gjithë ndjekësit e futbollit me mediokritetin e tyre në fushë.

Rivalët e Atletikos të fusin drithërimat: Barcelona në çerekfinale, Bajerni i Mynihut në gjysmëfinale. Vetëm futbollistët e Atletikos, së bashku me trajnerin e tyre që nuk e mban vendi për asnjë çast, e dinë se çfarë hoqën për t’i eliminuar dy gjigandët e futbollit botëror!

Një përpjekje kolosale e çuar dëm!

Reali i Madridit luan për herë të katërmbëdhjetë në finalen e Champions League-s, dhe e siguron trofeun e 11-të. Atletiko e Madridit luan për herë të tretë në finale, për të mos e provuar asnjëherë gëzimin e mbajtjes së trofeut në duar.

24 maj 2014! Në “Estadio da Luz” të Lisbonës luhet akti i parë i mallkimit mbi Atletikon.

Finalja e Champions League-s: Real – Atletiko!

Godin ka shënuar që në minutën e 36-të. Atletiko kryeson 1-0. Minuta e 93-të! Pak çaste kanë mbetur. Mos! Sergio Ramos ka kërcyer fuqishëm me kokë: 1-1. E pabesueshme!

Gjithçka më pas është e thjeshtë për Realin, që fiton 4-1. Atletiko e mbyll kokulur një sezon fantastik. Nuk e meritonte!

22 prill 2015! Në “Santiago Bernabeu” të Madridit luhet çerekfinalja e dytë e Champions League-s për sezonin 2014-2015.

Reali dhe Atletiko përsëri karshi! Ndeshja e parë është mbyllur 0-0.

Kështu duket se po shkon dhe e dyta. Por jo! Speci djegës është ruajtur përsëri për në fund. Javier Hernandez është ndëshkuesi këtë herë. Në minutën e 88-të! 1-0!

Përsëri Reali i këput ëndrrën në mes Atletikos!

28 maj 2016! Në “San Siro” të Milanos luhet akti i tretë i përballjes madrilene.

Finalja e Champions-it: përsëri Real – Atletiko!

Reali ka një fillim të pazakontë. Tejet shpërthyes. Një skemë e menduar mirë. Ronaldo është tërësisht në hije, pasojë e një dëmtimi. Por Bale është fantastik! Bën gjithçka, e krijon vazhdimisht panik te kundërshtari.

Ç’bëhet kështu? Përsëri Sergio Ramos! Minuta e 15-të! Lojtari që nuk kishte shënuar në këtë veprimtari që prej asaj finaleje të dy viteve më parë, e gjen sërish rrjetën ndaj të njëjtit rival.

Shenja e fatalitetit jepet që me nisjen e pjesës së dytë. Griezmann dështon ta kthejë një 11-metërsh në gol.

Dhe ja ku shfaqet belgu i parë që shënon në një finale të Champions League-s. Carrasco vendos barazpeshën në minutën e 79-të. 1-1!

A thua mbaroi puna për Ramos-in? Jo! Rishtas e 93-ta minutë. Ramos e pret më dysh Carrasco-n në mesfushë, e hedh përtokë. Përsëri Ramos në vendin e duhur, në kohën e duhur. Ndryshe… mbase Atletiko do të gëzonte.

11-metërshat në fund janë qershia mbi tortë për Realin: 5-3!

11-metërshat në fund janë kapaku i fatkeqësisë së Atletikos! Përsëri humbës!

Zidane kthehet në arkitektin e fitores, Simeone në arkitektin e humbjes! Eshtë çmimi që duhet paguar!

“Jam i sigurt se ata do ta fitojnë atë [Champions League-n] në të ardhmen,” thotë me tërë zemër Florentino Perez, presidenti i Realit, për Atletikon.

A thua? Me sa duket jo, sa të jetë Reali përballë.

Beteja vazhdon! Macja e zezë është përsëri aty! /tesheshi.com/           

Related Posts

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Next Post
Kosova mbi 250 mijë euro për dialog me Serbinë

Kosova mbi 250 mijë euro për dialog me Serbinë

Ndërron jetë gazetari i njohur sportiv, Ramadan Bigza

Ndërron jetë gazetari i njohur sportiv, Ramadan Bigza

Kur rosat dalin për gjueti: pastrojnë gjysmë hektar tokë brenda ditës (foto)

Kur rosat dalin për gjueti: pastrojnë gjysmë hektar tokë brenda ditës (foto)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni