Devetë kanë qenë mjaft të rëndësishme për transport në shekullin e 19, që nga Arabia Saudite, India, Afganistani, etj. Ato kanë shërbyer për transportin e rëndë tokësor.
Pasi Australia filloi t’i importonte këto kafshë, aty gjetën një ambjent mjaft të përshtatshëm. Aq sa sot, numri i tyre në Australi ka arritur në 750 mijë kokë.
Rezultati: sot Australia është eksportuesi më i madh i deveve në botë. Madje, ajo i eksporton devetë e saj edhe në Arabinë Saudite. /tesheshi.com/