Viktimat e Las Vegasit u përkujtuan në mënyra të ndryshme në disa nga kryeqendrat e Botës.
Franca, Izraeli, madje edhe Porto Riko, e cili është në mes të një krize të rimëkëmbjes nga Uragani Maria, ndali një moment për të nderuar 58 viktimat e Las Vegasit. Qytetet e SHBA-së si New York dhe Reno gjithashtu treguan dashurinë dhe mbështetjen e tyre për bashkëkombasit e tyre.
Kulla Eifel në Paris, shuajti dritat.
Salla e qytetit në Tel Aviv, shfaqi flamurin amerikan në pamjen e jashtme të saj.
Të gjithë flamujt amerikanë u lëshuan në gjysmë shtizë në San Juan, Porto Riko, pasi Presidenti Trump lëshoi një urdhër për Shtetet e Bashkuara për të nderuar viktimat e Las Vegas.
Në New York City, “Empire State Building” dhe “World Trade Center” gjithashtu shuajtën dritat, me përjashtim të njërës me ngjyrë portokalli që nënkuptonte ndërgjegjësimin.
Reno dhe rripi i Las Vegasit shuan tërësisht dritat në nderim të viktimave të së dielës. /tesheshi.com/