Aktorja e famshme Penelope Cruz e gjeti veten në qendër të luftës në internet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Përdoruesit e mediave sociale keqinterpretuan posterin e filmit të saj të ri, të cilin ajo postoi, duke u përfshirë në konflkitin e Nago-Karabakut që vijon prej dy javësh.
Filmi i saj i ri “355” nuk ka asnjë lidhje me konfliktin aktual, por ka të bëjë me një ekip femrash agjente sekrete.
Në poster mund të shihet Penelope pas së cilës është një flamur kolumbian i verdhë, blu, i kuq.
Të bindur se ishte flamuri i Armenisë (flamuri i së cilës është gjithashtu i përbërë nga këto ngjyra, por shiritat vendosen horizontalisht) dhe jo Kolumbia, shumëkush iu vërvit aktores së Hollywood-it.
“Karabaku është azerbajxhanas”, është vetëm një nga komentet poshtë postimit të saj në Instagram. /tesheshi.com/