Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Si u bë Korça me klub tenisi, madje dhe për femra

by te Sheshi
02/01/2016
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 4 mins read
A A
Si u bë Korça me klub tenisi, madje dhe për femra

Nga Vepror Hasani

Tenisi, një ndër lojrat më të hershme të botës, e shpikur nga egjiptianët dhe persianët mbërriti edhe në Korçë. Atë e sollën studentët shqiptarë që studiuan jashtë vendit. Klubi i parë i tenisit u krijua në Tiranë më 23 tetor 1925, fal ndihmës së ofruar edhe nga diplomatët e huaj. Më pas, studentët që u kthyen në atdhe të përkrahur edhe nga motrat e mbretit Zog, e përhapën atë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë: në Shkodër, në Vlorë, në Durrës dhe në Kavajë. Pjesë e këtij sporti u bënë edhe vajzat.

Në qytetin Korçës, tenisin e solli Selim Mborja, biznesmen me famë, bamirësi i përhershëm i jetimores dhe i njerëzve të vobektë në këtë qytet.

Përpjekjet e Mborjes për krijimin e kubit të tenisit në Korçë, gjenden të pasqyruara edhe në shtypin e kohës:

“Dje mbrëma, në orën 6, u bë mbledhja e Tenis Klub Korça për zgjedhjen e Këshillës. Pas shumë bisedimesh, filluan regjistrimet e anëtarëve, të cilët u ndanë në dy klasa: aktive e të nderit, të cilët do të paguajnë 5 franga ar në muaj, e vazhdonjës që do të paguajnë 3 franga në muaj. Si u këndua statuti, u pranua prej të gjithëve, por me qenë se mbledhja zgjati vonë,(deri)  më 9, zgjedhja e Këshillës u la për të premten mbrema, ora 6”.

950e749f-51a8-416f-8aae-0ea1315d92a6(“Gazeta e Korçës”, e martë , 5 maj 1931)

Pesë ditë më pas “Tenis klub Korça” u themelua:

“Pas dy mbledhjeve të përgjithshme që u bënë, njëra të hënën e shkuar, e tjetra të premten mbrëma, u themelua definitivisht “Tennis Klub i Korçës”. Mbledhja e parë bisedoi dhe votoi statutin dhe mbledhja e dytë zgjodhi Këshillën e cila u formua kësisoj:

Kryetar, z. Selim Mborja
Nënkryetar, z. major Lissoni
Sekretar, z. Gaqo Geço

Arkëtar z. Mario Astarita, direktor i Bankës Kombëtarë
Drjtor sportiv, z kapiten Von Nechvatal

Këshilltarë:
Zoti Saint Genez, profesor në Lice
dhe Taqi Fundo

Shoqërisë së re e që u themelua për përhapjen e tennisit dhe që ka për të ndihmuar kësisoj në zhvillimin social të qytetit tonë, i urojmë suksese”.

Tenistja Lajla Shala(“Gazeta  Korçës”, e martë 12 maj 193)

Fal informacioneve të përcjella nga shtypi i kohës mësuam edhe diçka më shumë mbi historikun e tennisit në Shqipëri:

“Tiranë 15- Këtë informatë të saktë e tërhqim nga fjalimi i kampionit të Tennisit në Tiranë, z. Max Stahl, i cili parëmbrëmë foli para nxënësve të shkollës teknike mbi tennisin përgjithsisht dhe mbi zhvillimin e kësaj loje në Shqipëri dhe në botë.

Tha se në Shqipëri ndodhen 7 terrene tennisi: dy në Tiranë, një në Shkodër, një në Vlorë, një në Durrës, një në Kavajë dhe një në Korçë. Legata Spanjolle është duke bërë në Tiranë një terren të tretë, i cili do të jetë i teti në Shqipëri.

Përshkroi me pak fjalë historinë e Lawn tenisit dhe të tenisit që prej kohëve të egjiptianëve dhe persianëve, si dhe përmirësimit që i kanë bërë anglezët prej vitit 1874  gjer më 1906 kur e kishin ekskuzivitetin botnor të kampionateve. Sot kampionati botëror ndodhet në duar të Francës, e cila ka si lojtar të fanishëm Lacoste, Cochet dhe Boratra. Më i miri i lojtarëve të tenisit që ka parë bota, është amerikani Tilden, sado ky është 39 vjeç”.

Melpomeni Dilo(“Gazeta e Korçës”, e shtunë, 16 maj 1931)

Pjesë e sportit të tenisit u bënë edhe femrat shqiptare:
Në vitin 1934, u zhvillua kampionati i tenisit në terrenin e Tenis-Klubit Mbretnor. Pjesëmarrëset femra të këtij kampionati ishin zonjat Nushi, Toshkovich, Marshand, Mistura dhe Bumçi. Sikundër është e kuptueshme edhe nga mbiemrat e tyre, zonajt e ardhura nga jashtë, ishin më të shumta në numër. Në vitin 1938, u zhvillua kupa e z. Franclin Gardlund, e cila për herë të parë i shkoi një femre shqiptare, Marie Frashërit. Lajla Shala dhe Melpomeni Dilo ishin gjithashtu dy nga femrat e para aktiviste në tenis të asaj kohe.

(Ani Jaupaj, Vajzat e “lodrës me pëllëmbën e gjashtë”)

Ndërsa nga meshkujt shkëlqeu Sali Nallbani

“Më 1934, në Stokholm del në finalen e kampionatit të studentëve duke zënë vendin e parë dhe duke fituar kupën që është kupa e parë e një sportisti shqiptar në arenë ndërkombëtare. Merr pjesë me sukses në turne të tjera në Berlin dhe Kopenhagen, kudo me rezultate të shkëlqyera. Sali Nallbani sportisti që ngriti i pari flamurin shqiptar në aktivitet ndërkombëtare më 1935 dhe fitoi 26 kupa në takimet jashtë shtetit dhe disa tituj kombëtarë.
(Orhan Sakiq, “Sali Nallbani sportisti që ngriti i pari flamurin shqiptar…”)

Teniste (2)Por në Korçë, ai që i solli shkëlqim edhe nëpërmjet këtij sporti elegrant ishte Selim Mborja, bamirësi i mirënjohur i jetimores. Mës kronikave të shuma të shtypit veçojmë edhe këtë informacion:
“Në numrin e njëditshëm patëm shkruar se Selim Mborja dhuroi në jetimët e Jetimores nga një kostum, rroba për shpirt të të ndjerëve, atit dhe vëllait të tij, kështu edhe një arë (truall) që t’ia falë Bashkisë për një spital. Sot po marrim vesh se z. Selim Mborja po përpiqet për ta mbaruar me qëllim që të shkruhen emrat e të ndjerit Mustafa dhe Selim Mborja si shenjë mirësie….”

(Gazeta “Koha”, 26 korrik 1924)

Pra, falë përkushtimit të Selim Mborjes, Korça nuk mbeti pas as në sportet elitare. /tesheshi.com/

Tags: dosjerKorçëtenis

Related Posts

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Next Post
Digjet një veturë zyrtare në parkingun e komunës së Mitrovicës

Digjet një veturë zyrtare në parkingun e komunës së Mitrovicës

Rinia e “BESA”-s: Ja deklaratat skandaloze të BDI-së përgjatë 2015-ës (video)

Rinia e “BESA”-s: Ja deklaratat skandaloze të BDI-së përgjatë 2015-ës (video)

Muftiu i Madh i Arabisë Saudite: ISIS-i është pjellë e Izraelit, Aleanca Islamike do ta mposhtë atë

Muftiu i Madh i Arabisë Saudite: ISIS-i është pjellë e Izraelit, Aleanca Islamike do ta mposhtë atë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni