Ka disa ditë që aplikacioni WhatsApp po u kërkon përdoruesëve të pranojnë rregullat e reja të privatësisë.
Nëse nuk i keni pranuar, jeni ende në kohë: kur t’ju vijë kërkesa për ndryshimin mos klikoni tek “Prano” por tek opsioni “Lexo për më tepër”. Do t’ju hapet një dritare e re me “kontratën e re” ku keni mundësinë të refuzoni rregullat e reja mbi privatësinë.
Mos u mërzisni nëse e keni mbyllur pop up-in duke menduar se është një përditësim i thjeshtë, sepse keni kohë një muaj për ta rikthyer përsëri. Shkoni tek “Kontrolli” (settings), pastaj tek“account” dhe më pas tek “share Info account” ,ku keni mundësinë të hiqni shenjën e klikimit nga kutiza.
Për momentin rrini të qetë, të paktën deri në një rregullore të re. /tesheshi.com/