Së pari tregohuni mirëkuptues dhe të komunikoni me fëmijën tuaj. Bëjeni të kuptojë që ai nuk është fajtor dhe se kjo situatë do të marrë zgjidhje sa më parë. Mos e frustroni psikologjikisht dhe ndihmojeni që të ketë besim në vetvete.
Shumë prindër përdorin orën me zile si teknikë për të zgjuar fëmijën disa herë gjatë natës, në mënyrë që ai të ndërgjegjësohet vetë për urinimin. Kjo teknikë ka dhënë rezultate të mira tek fëmijët e moshës 7 vjeç.
Ju mund të zgjidhni të përdorni orën me zile për një periudhë 3-5 muaj derisa fëmija ta përvetësojë këtë refleks. Përveç dashurisë, sigurisë dhe komunikimit, duhet ta mësoni fëmijën edhe me ndjenjën e përgjegjësisë.
Kur ai të rritet pak motivojeni t’ju ndihmojë të ndërroni çarçafët e lagur./tesheshi.com/