Nëse notoni në det dhe përnjëherë keni ndonjë ndjenjë të fortë sikur diçka që ju ka djegur në këmbë apo duar, me siguri se keni ardhur deri te prekja e kandilit të detit.
Ja si të shëroni të djegurat nga kandili i detit.
Edhe pse ju duket se do të jetë opsioni më i mirë, asesi mos i pastroni të djegurat me ujë të ëmbël. Mos e fërkoni lëkurën në vendin ku është djegur, sepse kjo do të aktivizojë edhe me shumë vende që shkaktojnë ndjenjën e të djegurës.
Vendin e djegur shpërlajeni me ujë të kripur. Hidhni pak uthull, amoniak ose alkool, për ta neutralizuar zonën e prekur.
Përdorni një thikë ose një kartë krediti për të hequr mbeturinat e mbetura në lëkurë.
Duhet të jeni të shpejtë në kurimin e plagës dhe në trajtimin e saj, sepse në të kundërt mund të fillojë kollitja, diarreja, dhimbja e muskujve dhe dhimbja e kokës./tesheshi.com/