“Ndryshimi fillon me ndërgjegjësimin . Njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për mënyrat e tyre të të reaguarit. Duke e kuptuar, do të zvogëlojnë dozat e ankthit e panikut. Ankthi nuk duhet parë vetëm negativisht, ama bëhet i tillë nëse situatat përsëriten çdo ditë. Përtej rasteve ekstreme, ankthi mund të përfaqësojë edhe diçka positive. Është si një ‘alarm’ që na njofton për rrezikun e mundshëm.
Megjithatë, ata që e ndiejnë doza të rënda në përditshmëri duhet patjetër të ndryshojnë disa zakone:
- Të kuptojnë se kur duhet të jenë gati për ‘problemin’.
- Të vendosin përparësitë
- Të çlirohen nga ideja për të kontrolluar gjithçka
- Të reagojnë në vend që ta shtyjnë përballjen me problemin
- Të bëjnë dallimin mes realitetit dhe frikërave të tyre
- Të njohin dhe pranojnë pasiguritë e tyre./tesheshi.com/